Disa fotografi të reja të postuara së fundmi nga Mega Agency tregojnë themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, teksa bën sërf në Hawaii në një dërrasë elektrike.
Zuck e aplikoi me shumë zell kremin e diellit në fytyrë dhe rezultati është pak a shumë kështu:
Interneti aq deshi dhe nisi me krahasimet.
Sidoqoftë, Mark duhet vlerësuar për kujdesin ~ e tepërt ~ ndaj lëkurës, si edhe përkushtimin në palestër.