Muzika

Këngën e Bes Kallakut dhe Anila Mimanit e shpëton vetëm një gjë: Nostalgjia

Shkruar nga Anabel

16 Korrik 2020

Këngën e Bes Kallakut dhe Anila Mimanit e shpëton vetëm

Aty nga fillimi i viteve 2000, Anila Mimani solli një nga këngët HIT asokohe, “Digjesh zjarr”, këngë që së fundmi u risoll në një version ~ të papritur ~ në bashkëpunim me Bes Kallakun. Kënga quhet “Ciao, po të lë” (siç njihet ndryshe edhe “Digjesh zjarr”) dhe pati premierën disa orë më parë.

Kënga ka pothuajse melodinë e mëparshme, zëri i Anilës është pothuajse njësoj – ndonëse disa kritikojnë autotune – videoklipi është le të themi veror – me pishina, det, varka dhe vreshta me rrush – por këngës i shtohet teksti “gallatë” i Bes Kallakut, i cili u vlerësua nga dikush që nxorri në pah tekstin me fjalë të kuptueshme dhe mungesën e “shalëve, gjoksit dhe vitheve”,
Këngën e Bes Kallakut dhe Anila Mimanit e shpëton vetëm
ndonëse mesa duket komentuesit nuk i ra në vesh që teksti parodi i Besit portretizon “çunin nga Londra të cilit lekët i derdhen lum se ka shtëpitë e barit”.

Këngën e Bes Kallakut dhe Anila Mimanit e shpëton vetëm

“Digjesh zjarr” (2003), pavarësisht se është e vjedhur (nisur nga fakti që mungon vendosja e krediteve, por mund të jetë edhe e blerë) nga këngëtarja bullgare Emilia Sosa, “Samo s pogled” (2001), sërish mbetet një nga më të famshmet e atyreve viteve, që vazhdon të dëgjohet edhe në ditët e sotme. Referuar komenteve në YouTube, një pjesë e njerëzve e kanë pëlqyer versionin e ri, ndërsa të tjerë e kritikojnë duke thënë se “e kanë prishur shumë [këngën]” ose “e kanë shëmtuar”. Sidoqoftë, çfarë duket se e ka shpëtuar vërtet, është nostalgjia.

Komente: