Prej më shumë se 1 viti, bashkia Ura Vajgurore, Berat po merret me procedurat e ndryshimit të emërtimit të saj. Pas përfundimit të kësaj çështjeje është vendosur që së shpejti kjo bashki të quhet Dimal.
Emri i ri, (Dimal) përfaqëson një nga qytetërimet më të vjetra të Shqipërisë dhe një vendim i tillë u mor për ta ndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradual të kësaj zone në destinacion turistik.
"Kemi jo më pak se 1 vit që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit. Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze,”-janë shprehur përfaqësues të bashkisë.
Shumica e banorëve të qytetit kanë rënë dakord me vendimin e marrë, por ka pasur dhe skeptikë të cilët janë "tërhequr" për shkak të financimeve që duhen për një ndryshim të tillë.
Burimi: Dosja.al