Metropolitan

Shkencëtarët po krijojnë mish me bazë bimore

Shkencëtarët po krijojnë mish me bazë bimore

Disa shkencëtarë në Izrael, po krijojnë mish me bazë bimore, që përmban yndyrë, gjak dhe muskuj. Duke imituar strukturën e mishit të lopës, biftekët po krijohen nga printerë të fuqishëm 3D. Procesi i realizohet duke marrë proteinë nga bimët e cila më pas ndërtohen në shtresa nga printeri për të prodhuar një biftek krejtësisht me bazë bimore.

“Ne analizojmë komponentët e ndryshëm që përbëjnë prerjet në mish dhe përpiqemi të zbulojmë se cilat janë elementët kyç që na duhen për t’i imituar, në mënyrë që të arrijmë ato prerje të mishit. Kemi identifikuar tre komponentë kryesorë: muskuli, gjaku dhe yndyra. Këto janë tre elementët që duhet të ndjekim për të arritur biftekun perfekt.”, thotë Alexey Tomsov, inxhinier i ushqimit pranë kompanisë RedefineMeat

Makineria mund të printojë deri në 6 kilogram mish në orë, por synimi është që të krijojë sasinë e barabartë të mishit që mund të merret nga një lopë çdo ditë. Kompania po planifikon ta testojë mishin në restorante këtë vit.

Eschar Ben Shitrit, CEO i Redefine Meat thotë: “Teknologjia jonë mund të krijojë prerjet muskulore të mishit, ashtu siç i prodhon një lopë, por në një mënyrë më efiçente dhe me më pak kosto. Kjo mënyrë është më e mirë edhe për mjedisin.”

Shpresohet se përdorimi i teknologjisë që do krijojë mishin realistik, do të ndihmojë me problemet e mungesës së ushqimit në botë. Ka një rrugë të gjatë përpara se ky lloj mishi “hi-tech” të krijohet dhe të rritet në laboratore në sasi masive. Prodhimi i mjaftueshëm për të ndihmuar në krijimin e një sistemi tërësisht të ri të ushqimit është e ardhmja. Gjithsesi, një pjesë e mirë e njerëzve duket se janë skeptikë dhe mendojnë se asgjë s’mund ta zëvëndësojë mishin e vërtetë. Të tjerë, janë më të interesuar për të ditur përmbajtjen e tij dhe vlerat ushqyese që ky lloj ushqimi përmban.

Burimet: World Economic Forum, Reuters

REELS

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Scientists are creating plant-based meat

Shkencëtarët po krijojnë mish me bazë bimore

Some scientists in Israel are creating plant-based meat that contains fat, blood and muscle. By mimicking the structure of beef, steaks are being created by powerful 3D printers. The process is accomplished by obtaining protein from plants which are then constructed in layers by the printer to produce a completely plant-based steak.

"We analyze the various components that make up meat cuts and try to figure out what key elements we need to mimic them in order to achieve those meat cuts. We have identified three main components: muscle, blood and fat. These are the three elements we need to follow to achieve the perfect steak, ”says Alexey Tomsov, a food engineer at RedefineMeat

The machine can print up to 6 kilograms of meat per hour, but the goal is to create the equal amount of meat that can be obtained from one cow each day. The company is planning to test the meat in restaurants this year.

Eschar Ben Shitrit, CEO of Redefine Meat, says: “Our technology can create muscular cuts of meat, just as a cow produces them, but in a more efficient and less costly way. That way, it's better for the environment. "

It is hoped that the use of technology that will create realistic meat will help with the problems of food shortages in the world. There is a long way to go before this type of "hi-tech" meat is created and grown in laboratories in large quantities. Sufficient production to help create an entirely new food system is the future. However, a good portion of people seem to be skeptical and think that nothing can replace real meat. Others are more interested in knowing its contents and the nutritional value that this type of food contains.

Burimet: World Economic Forum, Reuters