News

Ç’duhet të dish për të patur një biznes online të suksesshëm

Ç’duhet të dish për të patur një biznes online

Kohët e fundit në Shqipëri është shtuar një numër i konsiderueshëm i bizneseve online, të cilat merren kryesisht me veshje, aksesorë, make-up, por jo vetëm. Nëse je një prej tyre, ose po mendon të krijosh një sipërmarrje sado të vogël (ose të madhe) online, je në artikullin e duhur.

Si fillim, duhet sqaruar abuzimi i tepërt që bëhet me termin CEO. Një CEO (Chief-Executive Officer-Drejtor Ekzekutiv) është në krye të piramidës menaxheriale të një biznesi dhe kjo piramidë nuk është bosh. Ajo ka një staf të tërë të përbërë nga punonjës, supervizorë e menaxherë të ndarë në departamente të caktuara. Pra, nëse ti krijove një biznes, të cilin aktualisht e drejton vetëm ti, nuk ndodhesh në pozicionin e CEO-s.

Sot, tregu global i e-commerce numëron mbi 3.5 trilonë dollarë, shifër kjo, e cila është në rritje të vazhdueshme. Aktualisht, njeriu më i pasur në botë (Jeff Bezos, 166.3 miliardë dollarë) është CEO i Amazon, platformë shitjesh online. Pra, investimi për një biznes online mund të jetë një nga gjërat më të mira për të bërë në 2020. Këshillat dhe rregullat e mëposhtme mbase do t’jua lehtësojnë sadopak marrjen e këtij vendimi.

Ç’duhet të dish për të patur një biznes online

1. Pyetjet bazë lidhur me produktin/shërbimin – Qëllimi

· Cili është produkti/shërbimi yt?

· Çfarë problemi u zgjidh ai klientëve dhe nëse nuk zgjidh një problem, çfarë e bën më të mirë se opsionet  e tjera në treg?

· Përpos fitimit, cili është qëllimi që kërkon të arrish nëpërmjet këtij biznesi?

Bëj kërkim të detajuar dhe merr kohën që të duhet për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve.

2. Kujdesi ndaj klientit

“Nëse nuk kujdesesh mirë për klientët e tu, dikush tjetër do kujdeset për ta.”

Qasja online do të jetë i vetmi ndërveprim mes klientëve dhe biznesit tënd. Sigurohu që të jetë një eksperiencë e kënaqshme. Pjesa më e madhe e shitjeve online në Shqipëri bëhen nëpërmjet modelit mobile-commerce, pra si blerjet nga smartphone-i, por nëpërmjet rrjeteve sociale (Instagram, Facebook). Bëje këtë komunikim të shpejtë dhe të saktë. Shmang lëvdata të tepërta për produktin për të cilin klienti po interesohet, pasi krijon konfuzim te klienti kur kjo teprohet.

3. Strategjia e marketingut

Mbështetja më e madhe për një biznes online është marketingu online. Rrjetet sociale krijojnë lehtësira të mëdha për bizneset. Ji aktiv rregullisht në çdo platformë, krijo një feed estetik dhe përmbajtje orgjinale dhe me cilësi. Përshtati këto platforma me llojin e biznesin tënd. Ndërto një plan specifik marketingu, për të qartësuar idetë dhe për të llogaritur kostot. Përpiqu mos të kursesh në këtë fazë, pasi është thelbësore për biznesin tuaj.

4. Transporti

Kërko dhe kontakto postat ekzistuese në Shqipëri. Zgjidh atë që të përshtatet më mirë dhe bashkëpuno në vazhdim.

5. Sigurimi i produkteve

Mbaj një burim të sigurt furnizimi (ose më shumë). Kërko vazhdimisht për opsione të reja më të kënaqshme derisa të gjesh të duhurin.

- Për realizimin e këtij artikulli u përdorën pjesërisht materiale nga Forbes.

REELS

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

What you need to know to have a successful online business

Ç’duhet të dish për të patur një biznes online

Recently, a significant number of online businesses have been added in Albania, which deal mainly with clothing, accessories, make-up, but not only. If you are one of them, or are thinking of starting a small (or large) online venture, you are at the right article.

To begin with, the excessive abuse of the term CEO should be clarified. A CEO ( Chief Executive Executive Officer ) is in charge of the business pyramid of a business and this pyramid is not empty. It has a full staff of employees, supervisors and managers divided into certain departments. So if you set up a business, which is currently run by only you, you are not in the position of CEO.

Today, the global e-commerce market counts over $ 3.5 trillion, a figure that is steadily rising. Currently the richest man in the world (Jeff Bezos, $ 166.3 billion) is the CEO of Amazon, an online sales platform. So investing in an online business can be one of the best things to do in 2020. The following tips and rules will probably make it a little easier for you to make that decision.

1. Basic questions about the product / service - Purpose

· What is your product / service?

· What problem did he solve for customers and if he does not solve a problem, what makes him better than other options on the market?

· In addition to profit, what is the goal you seek to achieve through this business?

Do a detailed search and take the time to answer these questions.

2. Customer care

"If you don't take good care of your customers, someone else will take care of them."

The online approach will be the only interaction between your customers and your business. Make sure it is a satisfying experience. Most online sales in Albania are made through the mobile-commerce model, ie as purchases from smartphones, but through social networks (Instagram, Facebook). Make this communication fast and accurate. Avoid excessive praise for the product the customer is interested in, as it creates confusion for the customer when it is overdone.

3. Marketing strategy

The biggest support for an online business is online marketing. Social networks create great facilities for businesses. Be active regularly on any platform, create an aesthetic feed and original and quality content. Adapt these platforms to the type of your business. Build a specific marketing plan, to clarify ideas and calculate costs. Try not to skimp on this stage, as it is essential for your business.

4. Transportation

Search and contact existing posts in Albania. Choose the one that suits you best and keep collaborating.

5. Product insurance

Keep a secure supply source (or more). Constantly search for more satisfying new options until you find the right one.

- Forbes used material for the realization of this article.