School & Career

7 hapa të rëndësishëm për të krijuar markën tuaj personale

7 hapa të rëndësishëm për të krijuar markën

Të paturit e një marke të fuqishme, identifikuese dhe personale nuk është një gjë që u përket po themi atyre që njihen si influencers apo kompanive milionadollarëshe. Nëse mendoni se jeni në kërkim të një pune më të mirë, nëse doni të keni klientë rinj dhe të njiheni dhe identifikoheni përmes diçkaje tuajën, mund ta bëni. Duke krijuar një tablo të përgjithshme të aftësive tuaja dhe mënyrës sesi i sheh bota ato, mund të krijoni një markë personale. Në vijim gjeni një guidë me shtatë hapa, që i referohen një liste të përpiluar nga Forbes.

1) Krijoni vizionin e markës

Duhet të krijoni në kokë një vizion të markës suaj, të përfytyroni në kohën e tashme, a thua se e keni realizuar tashmë. Një vizion i asaj që doni të bëni ju ndihmon që të zhvendoseni me vetëdije nga “ku jeni” në “ku do të shkoni”. Një formulë klasike që shërben për të kuptuar se çfarë mund të bëni më mirë është t’i përgjigjeni pyetjes: “Unë ndihmoj___për___”. Të drejtuarit e diçkaje fillon duke gjetur “psenë” tuaj. Autori Simon Sineak thotë se “njerëzit nuk blejnë atë që bëni ju; ata blejnë pse ju e bëni”.

2) Vendosni se për çfarë doni të njiheni

Nëse do të bëheshit të njohur në një fushë të caktuar, cila do të ishte? Mënyra e vetme për të krijuar një markë personale dhe të fuqishme është të bësh atë që di të bësh më mirë në një fushë të caktuar. Hulumtoni konkurrencën në treg dhe përcaktoni se çfarë ju dallon, çfarë bëni ju më mirë. Çfarë ju bën unikë? Shfrytëzoni talentin dhe dilni nga turma. Marka është pasqyrim i pasioneve, aftësive, vlerave dhe besimeve. Tuaja.

3) Përcaktoni audiencën

Një ndër gabimet që mund të bëni është të përpiqeni të krijoni diçka që i përfshin të gjithë. Mund të ndodhë që një shërbim/produkt të jetë për të gjithë, por jo gjithmonë. Caktoni se kujt doni t’i shërbeni. Një markë e suksesshme fillon me “kush jeni, çfarë po kërkoni” për të kuptuar se si mund të pozicionoheni në treg.

4) Ndërtoni një mesazh të qëndrueshëm

Vendosni për një mesazh që ju përfaqëson dhe vendoseni në të gjitha kanalet e komunikimit. Të qenurit të qëndrueshëm sjell besueshmëri. Të gjeni çfarë ju përfaqëson dhe t’i qëndroni besnik është shumë e rëndësishme për krijimin e një marke.

5) Qëndroni autentikë

A e dini çfarë ju dallon ose ju identifikon? Përpiquni ta përcaktoni dhe “përqafojeni” veçantinë tuaj.

6) Krijoni faqe në internet

Të paturit një faqe në internet është thelbësore në ditët e sotme, pa marrë parasysh se kush jeni dhe çfarë po bëni. Ka pafund platforma që ju lehtësojnë punën në këtë pikë. Krijimi i një faqeje të caktuar nuk është punë e lehtë, por patjetër që është reflektim i asaj që jeni.

7) Kushtojini rëndësi rrjeteve sociale

Në ditët e sotme, nuk është e lehtë që të kesh një markë bindëse, që nuk rezulton kurrkund në internet. Pas faqes, krijoni profilet përkatëse në LinkedIn, Twitter, Facebook, Instagram dhe kanale të tjera, në varësi të markës.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

7 important steps to creating a personal brand

7 hapa të rëndësishëm për të krijuar markën

Having a strong, identifying and personal brand is not something we belong to we are saying to those who are known as influencers or million dollar companies. If you think you are looking for a better job, if you want to have new customers and get to know and identify through something of your own, you can do it. By creating an overview of your skills and how the world views them, you can create a personal brand. Below you will find a seven-step guide, which refers to a list compiled by Forbes.

1) Create brand vision

You need to create a vision of your brand in your head, imagine it in the present tense, as if you have already realized it. A vision of what you want to do helps you consciously move from "where you are" to "where you are going." A classic formula for understanding what you can do best is to answer the question, "I help ___ for ___." Running something starts by finding your "psena". Author Simon Sineak says that “people don't buy what you do; they buy because you do. ”

2) Decide what you want to be known for

If you were to become famous in a certain field, what would it be? The only way to create a personal and powerful brand is to do what you know how to do best in a certain field. Research market competition and determine what sets you apart, what makes you better. What makes you unique? Use your talent and stand out from the crowd. The brand is a reflection of passions, skills, values and beliefs. Your.

3) Define the audience

One of the mistakes you can make is trying to create something that involves everyone. It may be that a service / product is for everyone, but not always. Determine who you want to serve. A successful brand starts with "who you are, what you are looking for" to understand how you can position yourself in the market.

4) Build a consistent message

Set up a message that represents you and be placed on all communication channels. Being resilient brings confidence. Finding what represents you and staying true to it is very important for creating a brand.

5) Stay authentic

Do you know what sets you apart or identifies you? Try to define and "embrace" your uniqueness.

6) Create your own website

Having a website is essential nowadays, no matter who you are or what you are doing. There are endless sites that make your job easier at this point. Creating a certain site is not an easy task, but it is definitely a reflection of who you are.

7) Pay attention to social networks

Nowadays, it is not easy to have a compelling brand that is nowhere to be found online. After the page, create relevant profiles on LinkedIn, Twitter, Facebook, Instagram and other channels, depending on the brand.