Nëse doni të lexoni një histori të lezetshme, keni ardhur në vendin e duhur. Princ William tha në një intervistë për NBC në 2007 se Diana e thërriste atë ‘wombat’ (Një marsupial i vogël që ngjan me arushin, por është më i vogël. Për më tepër shikoni foton).
Megjithëse deklarata u bë vite më parë, vetëm së fundmi u zbulua arsyeja pse Diana e thërriste kështu William-in. Ai shpjegoi: “Kur ishim në Australi me prindërit tanë kishte shumë ‘wombat’ dhe për këtë arsye nuk i shpëtoja dot këtij epiteti. Ose mbase ngaqë i ngjaja (bën shaka). Kjo gjë filloi kur unë isha 2 vjeç dhe tashmë është pjesë e imja.”
Princ William e ndau këtë histori gjatë filmimit të dokumentarit të BBC dhe u emocionua teksa e tregonte, pasi kujtoi edhe humbjen e nënës në një moshë të re.
Burimi: Marie Claire