Kinema & TV

Nëse adhuroni 'Friends', duhet ta shihni patjetër këtë serial

Shkruar nga Anabel

26 Qershor 2020

Nëse adhuroni 'Friends', duhet ta shihni patjetër

Pranon komunitetin LGBTQ+.
Will&Grace është një nga serialet e para që ka një protagonist që e pranon hapur seksualitetin e tij. Will është një avokat dhe vështirësia primare e tij është t’i tregojë të dashurës së gjimnazit, Grace Adler, se është gay. Mirëpo shoku i tij i ngushtë, Jack McFarland, e inkurajon atë.
Në një kohë që shumica e sitcom-eve tregojnë një çift heteroseksual, të prezantosh një anëtar të komunitetit LGBTQ+ ishte një lëvizje paksa e guximshme për Amerikën e viteve 1990.

Thyen stereotipet e kulturës së hebrenjve.
Grace Adler i përket kulturës së hebrenjve dhe kjo përkatësi shërben për të thyer stereotipe të krijuara në mendjen e njerëzve.

Nëse adhuroni 'Friends', duhet ta shihni patjetër

Trajton shokët si familje.
Ky serial ju jep ndjesi familjare sepse shokët janë ata që i gjenden njëri-tjetrit në momentet më të vështira, ashtu siç bën një familje.

Nuk flitet vetëm për dashurinë romantike.
Grace dhe Will përjetojnë romanca individuale. Megjithatë shoqëria e tyre nuk ndikohet nga kjo gjë. Ky serial dëshmon se partneri i jetës nuk është domosdoshmërisht shpirti binjak, pasi ky i fundit mund të jetë edhe shoku/shoqja i/e ngushtë.

Ju mëson të ndiqni ëndrrat.
Shoku i ngushtë i Will, Jack, dëshiron të bëhet aktor dhe sado audicione të refuzuara të kalojë, nuk dorëzohet. Shokët e tij më të mirë, Will dhe Karen, e mbështesin gjithmonë. Çdo karakter i këtij seriali punon shumë për të arritur ëndrrat dhe nuk ndjek rrugën e sigurt.

Nëse adhuroni 'Friends', duhet ta shihni patjetër

Mban një linjë reale.
Ngjarjet që ndodhin janë po të njëjtat që u ndodhin të gjithëve në jetën reale dhe nuk ka ekzagjerime të pabesueshme për hir të filmit.

Është argëtues.
Seriali është i mbushur plot me batuta dhe padyshim do t’ju shkaktojë shumë të qeshura.

Burimi: BuzzFeed