
Dëgjo, e di që nuk e kishe qëllim të më ofendoje. E di që po përpiqeshe thjesht të silleshe me mirësjellje, por nëse dëshiron të jemi miq, do të ta dija për nder nëse nuk m’i thoje këto fjalitë në vijim.
“Të kam gjetur djalin perfekt. Është kaq i mirë”
Por ne sapo u njohëm. Ti faktikisht nuk di asgjë për mua, përveç faktit që jam gay. E të jemi të sinqertë, ai djali mund të mos jetë vërtet kaq i mirë sa thua. E ke parasysh që thuhet se djemtë gay i kanë standardet e larta? Epo nuk është plotësisht e gabuar.
“Djemtë gay më dashurojnë”
Që të sqarohemi: Më pëlqejnë vajzat që vishen mirë, që mbajnë veten dhe shijojnë momentin. Por të thuash që djemtë gay dashurojnë vajza është...e frikshme.
“Ndihem si një djalë gay, i ngecur në trupin e një vajze”
Çfarë po përpiqesh të thuash? Do të krijojmë lidhje? Mos të dukem si vajzë e zënë në kurthin e një trupi djali?
“Si e di që je gay, kur nuk ke qenë kurrë me një vajzë?”
Po ti e ke provuar seksin me iriqë? Si e di që nuk të pëlqen seksi me iriqë nëse nuk e ke provuar?
“S’më dukesh si gay. Dukesh kaq hetero”
Nëse mendon se po më komplimenton, gabon. Qëllimi im është të jem vetja, jo të dukem si hetero.
“Eja me ne, do të jemi vetëm vajza”
Nëse unë vij në një natë vajzash, nuk është më natë vajzash. Unë nuk jam vajzë.
“S’do doja që im bir të ishte gay se do ta kishte jetën shumë të vështirë”
E ke idenë se çfarë e vështirëson jetën e një fëmije? Nëse është gay dhe dëgjon prindërit që ta trajtojnë këtë gjë si sëmundje që i vështirëson jetën. Thjesht imagjino çfarë tmerri.
“Pse s’mund të jesh heteroseksual?”
Nëse po mendon se po më komplimenton sërish, gabohesh. Një fjali e tillë më bën të mendoj që e vetmja gjë që të ndalon që të më kërcesh sipër është fakti që jam gay. Kjo më sikletos.
“S’ka mundësi që [x person] të jetë gay”
Pse? Sepse duken si shumë burrërorë? Sepse janë të martuar? Hmm, kaq të vështirë e ke të besosh që ndodh edhe të gënjejnë? Çfarë di ti për jetën e tyre private?
A do ta shohësh vaginën time?
Jooo, jooo, joooo.
Burimi: Cosmopolitan