Social Buzz

Të vërtetat për përrallat e famshme do t'ju shokojnë

Shkruar nga Anabel

22 Qershor 2020

Të vërtetat për përrallat e famshme do t'ju

Ne jemi rritur me idenë e princit të kaltër dhe jetën e princeshave në pallatin mbretëror. A është shumë vonë për t’ju thënë që na kanë rritur me gënjeshtra? Shumë prej përrallave janë zbukuruar për t’u bërë të përshtatshme për fëmijë. Megjithatë disa prej tyre do t’ju shokojnë për faktin sa JO PËR FËMIJË janë.

Hirushja
Në përrallën origjinale të vëllezërve Grim, motra e madhe e Hirushes pret gishtat e këmbës në mënyrë që t’i bëjë këpuca. Gjithashtu Hirushen nuk e ndihmoi një zanë, por kafshët dhe specifikisht zogjtë, jo minjtë.

Të vërtetat për përrallat e famshme do t'ju

Sirena e Vogël
Në përrallën origjinale të Hans Christian Andersen, në çdo hap, Ariel ndjente një therje të fortë që i përshkonte këmbët. Filmi i animuar lë jashtë vëmendjes edhe faktin që nëse Ariel nuk arrin ta bëjë princin të dashurohet, do të vdesë. Kur Ariel e sheh që ka vështirësi për të realizuar qëllimin, motrat i sugjerojnë ta vrasë princin në mënyrë që të shpëtojë veten, por ajo nuk pranon dhe kthehet në shkumë deti.

Të vërtetat për përrallat e famshme do t'ju

Pinoku
Nëse Pinoku ju duket trazovaç në filmin e animuar, atëherë versioni i shkruar do t’ju befasojë. Ai është akoma më problematik. Pinoku e vret bulkthin Xhimini që në film shfaqet si ndërgjegjia e tij. Edhe pse Xhepeto ngulmon që Pinoku të shkojë në shkollë, ai i shet librat e shkollës për një biletë në një teatër marionetash. Le të mos harrojmë se balena gjigante në versionin origjinal është në të vërtetë një peshkaqen.

Të vërtetat për përrallat e famshme do t'ju

Bukuroshja e Fjetur
Po ju themi që tani se kjo është përralla e cila është shndërruar më shumë nga të gjitha. Fillimisht Bukuroshja e Fjetur dhe princi nuk njiheshin dhe ai thjesht hyn në kështjellë meqë askush nuk i përgjigjet. Pasi sheh Aurorën pa ndjenja, ai abuzon me të. E vërteta është që ajo nuk zgjohet nga puthja e dashurisë së vërtetë, por nga fëmija i saj (si pasojë e abuzimit) që po i kafshonte gishtin. Megjithatë përfundon duke u martuar me princin pasi bie në dashuri. (Sindroma e Stokholmit?) Ajo që nuk kemi përmendur deri më tani është se princi kishte një grua tjetër, e cila mundohet shumë t’i bëjë keq çiftit, por nuk ja del. Fundi thotë se ata jetuan të lumtur përgjithmonë, por gjykojeni ju.

Të vërtetat për përrallat e famshme do t'ju

Rapunzel
Në versionin origjinal të vëllezërve Grim, princi e lë pa ndjenja Rapunzelin në takimin e parë. Më pas njerka i pret flokët dhe e lë të endet në pyll e vetme. Kur princi shfaqet përsëri për të takuar Rapunzelin, njerka i tregon flokët e saj të prera dhe i thotë që nuk do ta shohë më kurrë. Princi hidhet nga dritarja dhe verbohet nga gjembat përreth kullës. Rapunzeli lind binjakë dhe bashkohet me princin, të cilin e shëron me lotët e saj.

Të vërtetat për përrallat e famshme do t'ju

Burimi: Huffington Post