TV Mania

Një tjetër çift në ‘Për’Puthen’? Antoneta largon Lulëzimin nga emisioni

Shkruar nga Anabel

21 Qershor 2020

Një tjetër çift në ‘Për’Puthen’?

Prej kohësh, në “Për’Puthen”, një nga protagonistet, Antoneta, del vetëm me dy djem nëpër takime, Anduelin dhe Lulëzimin, pasi u shpreh se kishte pëlqim vetëm për këta të dy. Pas takimeve të herëpashershme, Antoneta vendosi të largonte Lulëzimin nga emisioni, nisur nga fakti që ka një pëlqim më të madh për djalin tjetër.

Pasi u komunikua vendimi, Lulëzimi, i njohur për “shpërthimet” e tij të shpeshta në emision gjatë debateve, u pa i përlotur. Ndërkohë nga ana tjetër, pritet që të finalizohet një tjetër çift në program, ndonëse asgjë nuk është vendosur ende. Antoneta u shpreh se është ende e paqartë për Anduelin, ndaj do t’i japë dhe një tjetër mundësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E Diell ?? (@ediell_topchannel) on

Ju kujtojmë që nëse raporti i tyre kalon në një tjetër fazë, Antoneta dhe Andueli do të jetë çifti i dytë i programit, pas Gerit dhe Inës. Përpos Antonetës, në emision zhvillojmë takime me djemtë pjesëmarrës vajzat Edona dhe Margaret.