Tani që është e vështirë të udhëtoni për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19, ka alternativa të tjera që mund t’ju heqin mallin e të parit të vendeve të reja. Një prej tyre është kinematografia, prandaj më poshtë janë disa filma ku do do të përjetoni një eksperiencë ~të ngjashme~ me atë të të vizituarit një destinacion të ri.
"Roman Holiday"
I në xhiruar në Romë, ky film bardhezi, me protagonistë janë Audrey Hepburn dhe Gregory Peck, do t’ju japë mundësinë të shijoni një romancë në rrugët e Romës së bukur.
"Midnight in Paris"
Filmi me protagonist Owen Wilson, do t’ju çojë në një udhëtim nëpër Parisin e viteve 1920.
"Spectre"
Filmi i 24 i James Bond kalon nëpër disa destinacione, si për shembull Meksikë, Austri, Itali, Marok dhe padyshim përfundon në Britaninë e Madhe.
"Crazy Rich Asians"
Kjo komedi romantike përmban pamje fantastike të Singaporit dhe Malajzisë. Përtej pamjeve, keni edhe një histori interesante dashurie.
"Into the Wild"
Pasi diplomohet nga universiteti, Christopher McCandless, vendos të ndërmarrë një udhëtim në Alaskë. Gjatë udhëtimit, ndalon në South Dakoda, Colorado e të tjerë.
"Call me by your name"
Ky film ju jep një pamje piktoreske të periferisë së Lombardisë, Itali. Përpos kësaj, në film është prezenca e Timothee Chalamet. A është nevoja të flasim më shumë?
Burimi: Cosmopolitan