Shtatzania

5 dhurata të këndshme për një grua shtatzënë

Shkruar nga Anabel

19 Qershor 2020

5 dhurata të këndshme për një grua shtatzënë

Meqënëse ka pasur shumë lajme shtatzënie këto kohë:

...ndoshta një festë baby shower do t’ju zërë në befasi dhe ja disa ide për dhuratën që duhet t’i bëni një gruaje shtatzënë:

Kripëra minerale me bazë magnezi – ato do të krijojnë një banjë relaksuese për mamanë e ardhshme gjë që do të përkthehet në humor të mirë.

Një bluzë e gjatë dhe e lirshme (cardigan) – gjithçka për të cilën ka nevojë një nënë e ardhshme është veshje e lirshme dhe e rehatshme.

Çaj organik – zakonisht gratë shtatzënë mundohen të eliminojnë kafeinën prandaj një pako me çaj organik do të ishte një ide perfekte.

Krem hidratues për strijat – një grua shtatzënë shqetësohet shpesh për mënyrën sesi do të duket trupi i saj pas lindjes prandaj një krem hidratues për të shmangur krijimin e strijave s'është ide e keqe.

Krem për forcimin e flokëve – sa më shumë të kujdeset për veten gjatë kësaj kohe aq më pak do të shqetësohet dhe stresohet duke menduar, prandaj çdo produkt që ka në thelb kujdesin ndaj vetes është i rekomandueshëm.

Burimi: Cosmopolitan

 

MOS I HUMBISNI