Pushteti

Simbol nazist dhe gjuhë urrejtje: Facebook merr masa ndaj presidentit Trump

Shkruar nga Anabel

18 Qershor 2020

Simbol nazist dhe gjuhë urrejtje: Facebook merr masa ndaj presidentit Trump

Facebook njoftoi të enjten se ka ndërmarrë veprime kundër reklamave që sponsorizojnë postimet e presidentit Trump për shkak se, siç raporton CNN, kanë shkelur politikat e gjuhës së urrejtjes. Në postimet e Trump, sulmohej grupi Antifa që cilësohej si “grup i ekstremit të majtë”. Postim u shoqërua me një trekëndësh të përmbysur.

Simbol nazist dhe gjuhë urrejtje: Facebook merr masa ndaj presidentit Trump

Shën.red. Antifa është një lëvizje politike anti-fashiste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përbërë nga grupe autonome që synojnë të arrijnë objektivat e tyre përmes veprimeve të dhunshme ose jo të dhunshme. Aktivistët e Antifa-s përfshihen nëpër protesta dhe ndonjëherë shkaktojnë dëmtime të pronave, dhunë fizike ndaj njerëzve që kanë bindje fashiste ose raciste. Individët e kësaj lëvizjeve kanë pikëpamje antikapitaliste dhe pajtohen me një sërë ideologjish të së majtës, si marksizmi, socializmi etj.

Postimi i Trump u kritikua ashpër nga The Anti-Defamation League – organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare hebraike me qendër në SHBA. Anti-Defamation tha se trekëndëshi i përmbysur “është praktikisht identik me atë që përdorte regjimi komunist për të klasifikuar të burgosurit politikë në kampet e përqëndrimit”.

Simbol nazist dhe gjuhë urrejtje: Facebook merr masa ndaj presidentit Trump
Ilustrim

Facebook u shpreh se vendosi t’i hiqte këto postime sepse shkojnë kundër politikave që ndalojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e simboleve të grupeve problematike. “Politika jonë ndalon përdorimin e simboleve të tilla pa kontekstin që dënon ose diskuton simbolin.”

Përfaqësues të Trump thanë se “trekëndëshi është simbol i përdorur gjerësisht nga Antifa”.

Vendimi i Facebook duhet thënë që ishte i papritur, për sa kohë nuk ka pranuar të ndërhyjë te postimet e Trump, ndryshe nga Twitter dhe Snapchat, platforma që ditë më parë theksuan se nuk do të promovojnë postimet e presidentit ku vihet re gjuhë urrejtje ose dhunë. Ndërkohë nga ana tjetër, Facebook rezufoi të bllokonte postime të tilla. Zuckerberg tha se “nuk bie dakord me retorikën përçarëse, por është përgjegjës për një platformë ku fjala është e lirë”. Vendimi i themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të Facebook nuk u prit mirë nga punonjës dhe ish-punonjës të kompanisë, të cilët e konsideruan “frikacak” dhe reaguan ashpër përmes një letre publike.

Për më shumë mund të klikoni këtu.