Showbiz dhe TV

Eneda Tarifa flet për procesin e divorcit

Shkruar nga Anabel

8 Qershor 2020

Eneda Tarifa flet për procesin e divorcit

Eneda Tarifa u pyet në “Në kurthin e Piter Pan” se “pse artistët divorcohen më shumë?”, pyetje për të cilën këngëtarja tha se “nuk është e vërtetë që artistët divorcohet shumë, thjesht janë më të dukshëm se njerëzit e tjerë”.

Në vijim, Eneda shtoi se “procesi i divorcit duhet trajtuar normalisht”. “Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë, atëherë gjithçka shkon normalisht,” u shpreh ajo.

Në shkurt të vitit 2018, Eneda e përshkroi historinë e saj me Erjon Zaloshnjan si “histori të qetë, shumë të bukur, shumë interesante”. Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja, një prej historive më jetëgjata mes artistëve shqiptarë, i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 18 vitesh bashkë. Lajmi i ndarjes qarkulloi për herë të parë në janar të 2018-s, i cili u konfirmua nga këngëtarja më pas. Ata janë prindër të një vajze, Arias.