Historia Ime

Historia e Anës

25 Dhjetor 2014

Historia e Anës

Një ditë, një djalë na shkruan një letër. Ai këmbngulte që t’ia publikonim sepse sipas tij, kishte bërë një gabim që i kishte mbetur peng prej kohësh dhe publikimi i saj, ndoshta mund të ndryshonte rrjedhën e historisë që na tregon. Ja letra:

Para 7 muajsh njoha nje vajze. Po ecja neper qytet me makine dhe ajo po ecte rruges , kishte nje trup te papam dhe forma shume te bukura dhe me terhoqen direkt te them te verten kishte dhe floke shume te gjata ,po ecte shume keq si e krrusur jo si tipi femres qe do mpelqente mu ,me nje ecje te sigurt me vetbesim,,ecte sikur donte te fshihej, ftyren ja pash shum pak..zakonisht nuk ndjek femra po kte e ndoqa dhe i hodha ndonje llaf ,as nuk e ktheu koken biles u largu me turr. Nejse me humbi nga syt , ..kur rastesisht e pashe prape pas nja 4 ditesh kur po dilte nga nje supermarket me nje goc te vogel perdore..kapa makinen e motres direkt un dhe njehere prapa ksaj ,se pse me ishte fiksu kjo femer nje zot e di , nejse kjo ik un ndiq , mu duke vetja si adoleshent se un jam dhe 28 vjec , edhe kjo u habit pak po prape as nuk e kthente koken..po mfol mi i thash se kam gjith diten qe t kerkoj. Aty u ndal dhe m veshtroi po ishte shume terr dhe nuk e shihja qarte ..e pyeta nqs do ma jepte numrin ose te dilte per kafe..mpyeti pse..i thashe te kam pa qe para 4 ditesh dhe ste kam harru..nuk boni zo fare..i zgjata telefonin tim dhe i thash tma shenonte numrin aty..e shkruajti dhe un e mora ne telefon pas pak dhe fola me te..e shihja qe ishte tip jo shume modern ,prandaj kur e pyeta nqs do dilte per kafe me mu e dija qe sdo pranonte, po per habi pranoi.  Dola me te po per fat te keq isha msu aq shume me femra te bukura dhe kjo ishte shume larg femres se bukur, Kishte fytyren me pucra , dhe vallai veshja e saj linte shume per te deshiru , u perpoq te bonte si femer e shkathet dhe me eksperience po i njoh aq femrat sa per ta kuptu qe kjo ishte shume larg nje femre qe do preferoja une.. ..e dalloja direkt kur genjente..pas pak me kerkoi ta puthja , dhe ishte shume ne siklet,,qesha me vete se sme kishte bo vaki najher qe heren e pare tme kerkonte nje femer ta puthja ,zakonisht bonin si te veshtira. E pash qe po dridhej dhe e putha .Dukej kaq e lumtur dhe me falenderonte . Pastaj iku ne shkolle dhe fola gjithe diten me telefon e mesazhe me te.Ishte femer e thjeshte ,as nuk e dinte se isha ne gjendje te mire ekonomike. Me pelqente por prape e dija qe nuk ishte e bukur dhe kjo kish fillu ta kuptonte kur i thoja ndonjehere pse nuk vendos makeup ose pse nuk vendos rroba te modes ,dhe mpergjigjej qe un e doja ashtu sic ishte dhe kjo ishte e mendimit qe pamja nuk kishte rendsi , biles ksaj i pelqenin gjerat qe njerzit i percmonin ,,prsh kishte zgjedh nje dite per te adoptu nje qen dhe kishte marr qenin me te shemtut te mundshem , ate qe se donte asnji( po un ate dite qe e pashe ne fillim se kisha pa ne fytyre i kisha pa vec trupin po kjo kujtonte se pamja skishte rendesi per mu) , un gjithmon kam pas dashnore te bukura me klas , kjo ishte shume larg. Fola me te per rreth nje muaj e gjysme dhe ne ate muaj kemi dal bahske vetem 2 here ,dhe herene dyte pagoi ajo sepse donte qe ta benim me rradhe (se sjemi ne mesjete tha qe burrat jan gjini superiore dhe marrin persiper mbajtjen e gruas) , shpikte lloj lloj arsyesh po kurre nuk thoshte qe se linin te dilte , megjthte hera e pare ne jeten time qe kam ndje qe nje femer me donte dhe me pelqente me te vertete per ate cka kam. Ja dalloja ne sy lumturine sa here qe e shikoja qofte nga afer qofte kur ikte ne shkolle nga larg Po prape takoja femra te ndryshme te bukura , te mbajtura , provokuse dhe Anen e harroja komplet , ajo donte nje lidhje perrallash dhe kujtonte se un e doja . Nuk doja ta linte te shpresonte dhe u ndava me te dhe sot kur e kujtoj me vjen turp nga vetja. Nuk mund tja thoja perballe kshuqe ja shkrojta me mesazh qe nuk doja tmi binte mo telefonit asiher.. Me pyeti PSE . I shkruajta qe nuk e doja. Prisja te me bente ndonje roman ose tme thoshte qe me do dhe qe un jam legen ose mashtrus ose tradhtar apo ku di un. Ajo nuk me shkruajti me kurre , as nuk e pashe me pervec nja 2 hereve afer shkolles se saj .Gjithmon me ato rroba leshi dhe ate pamje si e trembur Kaluan 7 muaj si pa kuptu dhe un vazhdova jeten time megjithese ajo me kishte ngel peng doja ta merrja ne tel ndonjehere kur ndihesha kaq vetem sa sme plotesonte asnji femer tjeter,,po prap nuk mundesha , kisha dhe te dashur normal ,kur para 4 ditesh pashe Anen . Ishte me familjen ne nje darke ditlelindjeje ne te njejtin lokal qe isha un me 2 shoke. Ne fillim se njoha ..kishte veshur sandale te larta , dhe nje fustan qe ja tregonte ato forma trupi qe mu aq shum me kishin terheq ne fillim , kishte drejtu dhe floket , kishte vene dhe pak tualet ,nuk kishte as pucra ,nuk njihej fare! Vura re me nje grime xhelozie qe po e shifnin tgjith cunat e lokalit ,perfshi ene shoket e mi ne tavoline , spo me zinte vendi , ajo Ana ime aq e bukur dhe e rritur? Per nje moment ajo iku te lante duart dhe un u ngrita direkt pas saj , dhe prita sa te dilte nga restroom i femrave ...sa qenke rrit ana ime i thashe, ajo u shoku fare as nuk me foli po mori te ikte...e ndala dhe i thashe nqs mund at takoja ndonje dite sa per ndonje kafe miqesore..me pau me nje percmim kaq te madh sa ndjeva ndot nga vetja , me shau mbare e prape sikur i kishte mbledh gjate gjith atyre muajve , me tha qe e kisha cuar deri ne qiell pastaj e kisha leshuar poshte pa krahe . ( i ka zkaon kto metaforizmat qe nganjehere sja merrja vesh fare)i thash qe as ajo skihte bere gje pas atij mesazhi..dhe mtha qe dashurin smun tja impononte askujt..e di qe mdo ja dalloj ne sy...dhe e kuptoj tani qe ajo esht e vetmja gje qe kam nevoje..si tja kthej mendjen? si tja bej qe tme fale?

Koha kaloi, letra u harrua. Por një muaj më vonë, na vjen një letër tjetër. Epo rrjedha e historisë kishe ndryshur vërtetë. Ana na shkruan:

Unë quhem Ana, Ose Ana ime siç më quan ai. Gjithmonë kam qënë tip ëndërrimtar e bindur se dashuria që lexoja nëpër libra do të më ndodhte dhe mua. E bindur se do kisha dikë që do më donte vetëm mua ,përgjithmonë..Por vitet po kalonin dhe unë po kuptoja që jeta nuk ishte përrallë , që nuk ndalej njeri të shikonte brenda shpirtit tim , ..të shikonte përtej pamjes sipërfaqësore , gjithmonë vrisja mendjen se si do e durojnë njeri tjetrin kur të plaken ata njerëz që duhen prej bukurisë së lëkurës...prandaj vazhdoja shpresoja.. Pastaj në jetën time u shfaq ai ,krejt papritur, shumë larg imazhit tim të princit të kaltër e unë prapë dola me të ,as vetë nuk e di pse.. Por unë isha akull ,ai ishte zjarr ,une një pike shiu ,ai ishte uragan ,une isha veriu ai ishte jugu..e kundërta ime në çdo gjë por as që më interesonte. Koha për mua ndaloi kur ai më puthi , më përqafonte dhe unë e dija që nuk doja të isha askund tjetër perveçse në krahët e tij. ...por sado që ai mundohej të më pranonte kshtu siç jam prapë ai donte një jetë krejt ndryshe nga ajo që doja unë ,donte të dilte , donte të bënte xhiro nëpër bllok , më kërkonte të vishesha më mirë , te shkoja nëpër party me të..e kur unë nuk pranoja ai rrinte me mua..i njihja çdo skutë të shpirtit .. e dija që nuk ishte i lumtur. Një ditë , biles binte shi atë ditë , dhe ai e dinte sa e dua unë shiun , me shkroi se nuk mund të rrimë më bashkë. E pyeta pse..më tha që nuk më donte. Nuk i shkruajta më. Ka shumë gjëra mediokre në jetë dhe nuk mund të pranoja ta bëja dashurinë një prej tyre. Dashuria nuk i imponohet askujt. Nuk e pashë më. Vetëm disa herë tek shkolla . Ndalte makinën ,më shikonte dhe ikte. Mu thye zemra në mijëra copa , më thonin shoqet qe ishte ai që kishte humbur ,por atëherë pse ndihesha unë sikur sapo më kishin shkulur shpirtin nga vendi? Mundohesha ta harroja gjatë ditës sepse merresha me gjëra të ndryshme dhe nuk i jam ankuar askujt ..por natën isha vetëm me mendimet e mia..unë dhe ai. Nuk doja ta mendoja ,fundja ai më kishte lënë dhe unë jam krenare ,pse duhet të mendoja për dikë që smë donte?  Pas 6 muajsh kishim një festë .Nejse u bëra e bukur ..ose të paktën kështu më thanë. Një moment kur dola nga tualeti më foli dikush. Ah sa mirë e njihja atë zë. Më tha që e kishte marrë malli .Më shikonte në sy dhe më buzeqeshte ,ndërkohë që unë po vloja nga brënda, si ka mundësi që akoma më driddhej zemra edhe pas gati 6 muajsh sapo i shikoja sytë? Kaq e dobët isha?. Gjithe mllefin që kisha mbledhur për gjithë ato muaj ja shpërtheva atij , i thashë i pafytyrë ,hipokrit që nuk doja as tja shikoja surratin..më dëgjoi derisa pushova dhe më tha ishte edhe më i keq nga sa i kisha thënë unë ,por vetëm ta takoja njëherë se kishte shume gjëra për të më thënë. I thashë që jo vetëm sdo e takoj ,po as dua tja shoh bojën sa të marr frymë në këtë botë. Dukej shumë i trishtuar po as që më plaste. Pas disa ditësh më shkruajti një letër. Letër të vërtetë. Që më kishte dashur gjithmonë por ishtë idjot dhe se kishte kuptuar atëherë , që e dinte që sdo e falja kurrë po thjesht donte që ta dija se më do, që ska rëndësi si do vishesha dhe a do lyhesha ,për të isha me e bukura në botë . Cdo ditë nga një letër të re. Më tha që ta falja se edhe heronjtë e librave të mi kanë bërë gabime , që askush nuk është perfekt. Nuk arrija ta imagjinoja atë duke shkruar letra si në shekullin e 19 . Për gati 2 muaj çdo dite bënte diçka të re. Ma besoni që durova aq sa munda , nuk doja ta falja ,..por e doja ..e dua. E dua dhe tani që kerkon nga 2 orë në google për të gjetur poezi dhe i mëson përmendësh që tmi thojë mua, edhe kur një ditë dontë tmë hapte derën dhe aty afër kishte nje shok të vetin , u bë si spec i kuq po prape derën ma mbajti , edhe atëherë kur me hodhi nga ajo gjëja që ishtë si motor uji ( meqë ra fjala nuk ishte faji im por i ktij katunarit tim) edhe atëherë kur donte që të njihja nënën e tij ,ndërkohë që unë isha me pizhama, edhe atëherë kur dalim më shoqërinë e tij dhe unë më qëllim vishem si mos më keq dhe ai me shikon qesh e me mban dorën gjithë kohës, ose kur bëjmë ndonjë foto dhe ai duket si Justin Timberlake kurse unë si një majmun që e kanë nxjerrë me zor ,e dua edhe pse i urrej tatuazhet që ka , e dua edhe kur tallet me flokët e mi dhe më thotë që kot përdorim fshesë në shtëpi kur kam flokë aq të gjata e fshijnë ato ,por që i iku truri kur i thashë që do i pres E dua edhe kur më thotë që ai smë meriton , e dua edhe kur thotë që fëmija yne i parë do jetë çun ndërkohë që unë dua goce , edhe kur ka qejf të hapet içik , kur i iken fytyra kur unë paguaj kafet ndonjëherë po ska çbën , kur thotë që muajin e mjaltit do e bëjmë tek mali Everest ngaqe unë sdua të iki në plazh..edhe kur më thotë që jam maloke , dhe unë i them që është katunar ..ai nuk është perfekt ,po as unë nuk jam . Ju mora shumë kohë ndoshta por ju përshëndes të gjithave , kam parë femra të mrekullueshme këtu , të bukura , me sens humori , të jashtëzakonshme. Jeni shumë më tepër sesa një fytyrë ose një trup I bukur , dhe kushdo që tju ketë në krah duhet të ndihet fatlum.. Unë e fala , ndoshta bëra gabim ,ndoshta jo..por e dua. E si mund të bëja ndryshe?