Promo

Si shpëtova veten nga një krizë emocionale me… një pulë të skuqur!

Si shpëtova veten nga një krizë emocionale me… një
Popeyes

Gjithçka nisi kur unë dola për “një xhiro të vogël” në TEG. Të qartësohesha pak, të blija diçka që të më ndihmonte me humorin që e kisha përtokë. Ishte një nga ato ditët kur universi thjesht s’e ka mendjen tek ti: flokët nuk të binden, rrobat me ulje s'janë në masën tënde dhe horoskopi të ka thënë “mos merr vendime të nxituara”, gjë që ti ke një javë që s'e zbaton.

Dhe aty, mes një frustrimi të tejskajshëm dhe një stomaku të zemëruar, ndodhi diçka. Aroma. Një aromë e pandjerë më parë më goditi si fluturat e dashurisë së parë.

Ishte Popeyes.

Pulë e skuqur. Krokante. Kombinime erëzash që harmonizohen në rrugën drejt trurit dhe shpërndajnë copëza parajse në stomakun dhe shpirtin tënd. As vetë s’e mbaj mend si u gjenda në radhë me të tjerë njerëz të uritur. Ishte sikur Popeyes thirri emrin tim dhe unë thashë "po" pa e menduar dy herë.

E keni parasysh atë ndjesinë kur sapo hyn diku dhe e di që “unë i përkas këtij vendi dhe do jem këtu për një kohë të gjatë”? Pikërisht kjo isha unë te radha për të porositur.

Një djalë shumë simpatik dhe i qeshur në banak (që dukej sikur e dinte se çfarë torture kisha kaluar) më tha:

– Provo Chicken Sandwich-in tonë klasik. Pula marinohet për 12 orë me një përzierje unike erëzash Cajun nga Louisiana. Më beso, s’e ka shokun.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Popeyes Albania (@popeyes_al)

Dhe unë e pashë në sy e i thashë:

– Po qenka fiks tipi im! Ma bëj me salcën më pikante që ke, miku im.

Ç'ndodhi më pas?

Zbulova që një shije e atillë mund të jetë një formë e terapisë. Që ka vende ku pulat skuqen siç duhet dhe nuk të zhgënjejnë. Që salcat e Popeyes janë realisht një univers më vete për nga varieteti (mund të kisha shkruar një artikull më vete vetëm për to: “Cila salcë e Popeyes je sipas shenjës tënde të horoskopit”, por po e ruaj për herë tjetër). Që sandwich-ët e Popeyes janë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam provuar.

Po, ka njerëz dhe ngjarje që të zhgënjejnë në jetë. Por s'ishte aspak ky rasti me këtë eksperiencë. Po kaloja një ditë e keqe dhe gjeta shërimin tim duke u përkëdhelur nga krokantësia e pulës së një sandwich-i aspak të zakontë.

Se si do shkojë kjo javë nuk e di. Por di se ku do ha përsëri: Popeyes në TEG. Sepse ndonjëherë, të duash veten do të thotë të të shërbehet një vakt bujar që të kupton më mirë se kushdo tjetër.

.

- Artikull promocional

REELS

Historia e tyre u tregua në librin autobiografik që ata shkruan së bashku, “Një histori krejt ndryshe dashurie”, dhe më vonë në dokumentarin e vitit 2007, “Crazy Love” (Dashuri e Çmendur).

Në situata të ngjashme tregohuni empatikë, mos qeshni!

Ricky Martin, 53 vjeç, mori çmimin e parë Latin Icon Award në skenën e MTV VMA.

Vetëm ky s’lodhet kurrë! Ky është THE ONE! Gjithë pyetjet e tjera bëjani @smartentry_al ndërkohë që shihni sesi e bën shtëpinë xixë!

Komentoni ✨

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh: