Shqipëria dhe Kosova, kanë numrin më të lartë të të rinjve nga 15-24 vjeç që nuk janë as në punë dhe as në shklollë! Në një artikull të publikuar në Monitor.al, sipas INSTAT, 25,5% e të rinjve të kësaj grupmoshe në shqipëri nuk kanë asnjë lloj angazhimi, ndërsa në Kosovë, po në të njëjtin vit, ishin 33% e të rinjve në këtë gjendje.
Shifra të tilla flasin qartë për gjendjen e vendit dhe ngrenë probleme të mëdha shoqërore, ekonomike dhe jo vetëm. Rinia shqiptare mbetet larg rinisë së rajonit dhe të vendeve të BE-së.
Maqedonia e Veriut në 2019-ën,kishte vetëm 18% të të rinjve që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë, në Malin e Zi kjo përqindje ishte 17%, në Serbi ishte 15%, kurse në vendet e BE-së ishte 10%.
Të rinjtë e pashkolluar dhe që nuk merren me asnjë lloj aktiviteti fitimprurës krijojnë një shqetësim të madh për progresin e vendit dhe rritjen e emigrimit.
Kryesisht, Ballkani Perëndimor karakterizohet nga pasivitet i lartë, emigrimi i shumtë dhe nivel i lartë papunësie. Mungesa e dëshirës, pamundësitë ekonomike dhe problemet në arsim, sjellin përqindje të tilla dhe të rinj që nuk përmbushin dot kërkesat e tregjeve të punës.
