Social Buzz

Kujdeset për pacientët e veshur me të brendshme: Infermierja fiton famë të menjëhershme

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2020

Kujdeset për pacientët e veshur me të brendshme: Infermierja

Një infermiere nga rajoni Tula në jug të Moskës fitoi famë të menjëhershme në internet pas një fotografie ku dukej me të brendshme teksa sipër mbante veshur një veshje mbrojtëse transparente.

Mediat lokale (via The Moscow Times) raportuan se infermierja u shfaq me të brendshme “sepse kishte vapë nga veshjet mbrojtëse”. Gazeta Rossiiskaya raportoi se infermierja, e paidentifikuar me emër, punon në zonën e kuqe të spitalit ku trajtohen pacientët me koronavirus.

“Burrat s’patën asgjë kundër veshjes,” tha faqja Newstula.ru. Megjithatë departamenti i spitalit ndërmori një veprim disiplinor në formën e një qortimi për shkelje të kodit të veshjes.

Fotoja shërbeu edhe për të kritikuar organet shëndetësore, pasi pajisjet mbrojtëse nuk duhet të jenë me materiale të tejdukshme pasi copat duhet të jenë krejt ndryshe.

Kujdeset për pacientët e veshur me të brendshme: Infermierja