Ilda Bejleri u filmua së fundmi teksa shfaqej në shoqërinë e Ardit Gjebreas në skenën e “E diela shqiptare”. Siç mund ta shihni në vijim, moderatorja dhe Gjebrea duken se po shohin nga afër provat e emisionit, gjë që mund të jetë një shenjë e lëvizjes së Bejlerit nga Top Channel në Tv Klan.

Foto e marrë nga News31.al
Pas largimit të bujshëm nga SuperSport, Ilda u angazhua në “Procesin Sportiv” në Top Channel përkrah Edi Manushit. Prania e saj në studiot e Tv Klan mund të jetë rastësore ose jo. E kontaktuar nga Anabel.al, Ilda preferoi të mos komentonte.