Fitness

Ç’pritet të ndodhë me palestrat

Shkruar nga Anabel

12 Maj 2020

Ç’pritet të ndodhë me palestrat

Ashtu si një pjesë e mirë e aktiviteteve, edhe palestrat pritet që të hapen në vijim, mirëpo situata nuk është ende e qartë. Nëse në shumë biznese, qendra apo mjedise të ndryshme mund të mbahen me lehtësi maskat dhe dorezat, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për palestrat, ku përdorimi i maskave – që vështirësojnë frymëmarrjen – e bën të pamundur ushtrimin e aktivitetit fizik.

Në një bisedë në “Opinion”, Eugena Tomini, shefe e Sektorit të Survejancës së Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, u shpreh se “si në çdo aktivitet tjetër, është i rëndësishëm distancimi fizik”. Tomini tha se nuk ka ende një datë të caktuar për hapjen e palestrave, por “është duke u studiuar se kur mund të hapen”.

Përsa i përket distancës, duhet që në palestër të jetë 1 përson për 3 metra katrorë dhe njerëzit duhet të jenë 2 metra distancë nga njëri-tjetri. Tomini tha se duhet të ketë dhe distancë edhe me trajnerët, një distancë kjo e mirëkuptuar nga të dyja palët.

MOS I HUMBISNI