Kur njerëzit nisën të sugjeronin emra planetesh dhe tingujsh të çuditshëm për fëmijën e shtatë të Elon Musk, e kishin seriozisht. E ndoshta aq seriozisht e kishte edhe vetë Musk. Ky i fundit, i pyetur nga një ndjekës në Twitter për emrin e bebit, shkroi X Æ A-12.
Sqarim: Në fillim, njerëzit menduan se bëri shaka, por kur dikush mori kohë dhe u përpoq të deshifronte kodin, emri mori kuptim. Aq më tepër që Musk e ka pëlqyer postimin. Ndjekësi sugjeron që Æ lidhet me alfabetin e vendeve të Skandinavisë dhe shqiptohet /Ash/, ndërsa A-12 i referohet një aeroplani të CIA, kod për Archangel. Ash Archangel? X mbetet ende i paqartë. Ndryshorja X? Boshti X? Çfarë të jetë? Këtu dorëzohemi edhe ne.