Celebrity

Elon Musk, baba për herë të shtatë!

Shkruar nga Anabel

5 Maj 2020

Elon Musk, baba për herë të shtatë!

Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë! Ai dhe partnerja e tij, Grimes kanë sjellë ne jetë bebushin e tyre të parë, rreth të cilit nuk dihet as gjinia dhe as emri.

Muzikantja, emri i vërtetë i të cilës është Claire Boucher, është në një lidhje me 48-vjeçarin që prej 2018-ës. Lajmin e shtatzënisë, ajo e bëri me dije aty nga fundi i janarit, ku tha se haste vështirësi në “balancimin e punës dhe shtatzënisë.”

Elon Musk, baba për herë të shtatë!

Pak orë më parë, miliarderi nga Afrika e Jugut, CEO i Tesla dhe Space X, dha lajmin e ardhjes në jetë të bebit, teksa i përgjigjej një fansi në Twitter.

Elon Musk, baba për herë të shtatë!

Musk është baba i gjashtë fëmijëve nga martesa me ish-bashkëshorten Justine Wilson (një prej fëmijëve nuk jeton më). Emri i fëmijës së 7-të nuk dihet ende, por njerëzit kanë nisur me aludimet që tani dhe gjejeni çfarë?! Gjithë opsionet e tyre janë emra planetesh, ose zhurma tingujsh të çuditshëm...

Burimi: BuzzFeed