News

Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen: Flet ministrja Shahini

Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen: Flet ministrja Shahini
Foto ilustruese

Këtë vit, provimet e maturës do të bëhen, por festa e mbrëmjes së maturës jo. Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë komunikimit të djeshëm në Facebook. 

Teksa i përgjigjej pyetjeve të maturantëve, Shahini sqaroi se kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm dhe dyert e shkollave po hapen ekskluzivisht për maturantët.

“Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm. Ne po i hapim shkollat për maturantët ekskluzivisht për shkak se ju keni kërkuar që të keni konsultime me mësuesit tuaj përpara se të bëni provimin e maturës. Ndaj, nëse ndiheni që mund të bëni provimin e maturës pa e bërë këtë konsultim, ju mund të qëndroni në shtëpi gjatë kësaj kohe, të punoni individualisht, por duhet të njoftoni drejtorin e shkollës para 11 majit, në mënyrë që të planifikojmë uljen e nxënësve nëpër klasa dhe distancimin social për ata që shkojnë në shkollë”.

Përsa i përket festës së famshme, që historikisht ka simbolizuar finalizimin e viteve të gjimanzit, Shahini tha se këtë vit nuk do të mund të realizohet, për shkak se grumbullimet janë ende me rrezikshmëri të lartë.

“Për fat të keq, jo. Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen. Janë festa që nuk mundësojnë distancimin social mes nxënësve, kështu që sivjet ato duhet të anulohen dhe të gjejmë forma të tjera për të festuar”.- përfundoi ajo.

REELS

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Graduation evenings will not be allowed: Minister Shahini speaks

Mbrëmjet e maturës nuk do të lejohen: Flet ministrja Shahini
Illustrative photos

This year, the matura exams will take place, but the graduation evening party will not. Such news was given by the Minister of Education, Besa Shahini, during yesterday's communication on Facebook.

While answering the questions of the graduates, Shahini clarified that returning to school is not mandatory and the doors of the schools are being opened exclusively for the graduates.

"Returning to school is not mandatory. We are opening schools for graduates exclusively because you have asked to have consultations with your teachers before taking the matura exam. So, if you feel that you can take the matura exam without this consultation, you can stay home during this time, work individually, but you must notify the school principal before May 11, in order to plan the reduction of students. through classrooms and social distancing for those who go to school ”.

Regarding the famous holiday, which has historically symbolized the finalization of the Gymnasium years, Shahini said that this year it will not be possible to realize it, because the gatherings are still high risk.

"Unfortunately, not. Graduation evenings will not be allowed. These are holidays that do not enable social distancing between students, so this year they should be canceled and we should find other ways to celebrate, ”she concluded.