Health News

Mjekët gjermanë pozojnë nudo për të protestuar mungesën e maskave

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2020

Mjekët gjermanë pozojnë nudo për të protestuar

Një grup mjekësh gjermanë kanë pozuar nudo për të protestuar mungesën e kostumeve, pajisjeve mbrojtëse dhe maskave.

Protesta u quajt Blanke Bedenken ose “Shqetësime Lakuriqe” dhe anëtarët e grupit thanë se ndihen të rrezikuar nga koronavirusi dhe se kërkesat e tyre për ndihmë kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ruben Bernau, mjek i përgjithshëm, tha për gazetën Arztezeitung se ai dhe ekipi i tij nuk ishin të përgatitur për t’u përballur me virsin. “Nuditeti është simbol i cënueshmërisë tonë pa masa mbrojtëse,” tha ai.

Mjekët pozuan në zyrat e tyre, të fshehur pas dosjeve, letrave higjienike, pajisjeve mjekësore dhe blloqeve të recetave.

Mjekët gjermanë pozojnë nudo për të protestuar

Christian Rechtenwald, gjithashtu mjek i përgjithshëm, tha se grupi u frymëzua nga veprimet e mjekut francez Alain Colombie, që u fotografua nudo në klinikën e tij pasi e përshkroi veten dhe kolegët si “mish për top” në luftën kundër pandemisë.

Jana Husemann, një tjetër mjeke e përgjithshme, tha: “Sigurisht që duam të vijojmë punën dhe të trajtojmë pacientët.” Por për këtë, i nevojiten maska, doreza dhe kostume mbrojtëse, tha ajo.

Një mjeke tha se është trajnuar të qepte plagë, ndërsa tani detyrohet të qepë maskën e saj.

Mjekët gjermanë kanë kërkuar rregullisht kostume mbrojtëse dhe maska që prej janarit, kur koronavirusi goditi Gjermaninë. Firmat gjermane që prodhojnë veshje mbrojtëse kanë shtuar kapacitetet prodhuese, por s’kanë arritur të përmbushin kërkesën.

Mjekët kanë raportuar vjedhje të disinfektantëve dhe maskave nga spitalet, që policia ua ka atribuuar bandave kriminale.

Burimi: The Guardian