Pak fjalë për Anabel.al
a) Anabel.al përzgjedh! Jo çdo burim është i besueshëm, jo çdo gjë që bën çdo VIP është interesante, jo çdo lajm duhet publikuar. Numri i artikujve në Anabel.al është më i vogël se në portale të tjera, sepse puna për të realizuar shkrime është më e madhe, duke nisur nga përmbajtja, ilustrimet, sondazhet e përfshira e deri te citimet për çdo shkrim.
b) Anabelizim është rubrika që na dallon me shkrime ngacmuese, një këndvështrim mendjehapur, fakte në argumentim dhe kënde interesante të paeksploruara në media të tjera.
c) Anabel.al është i pari dhe i vetmi portal me kuice të krijuara posaçërisht për lexuesin shqiptar. Anabel.al është i pari portal që bëri interaktive shkrimet me sondazhe, pyetësorë dhe futi në përdorim ironinë dhe humorin në të shkruar duke shmangur skematizmin.
ç) Anabel.al ka koleksionin më të pasur të shkrimeve mbi seksin dhe marrëdhënien, jo vetëm të përzgjedhura nga jashtë, por edhe nga rrëfimet tuaja. Ju kujtohet Kodi i Kuq?
d) Anabel.al ka analizat dhe kritikat më profesionale të televizionit shqiptar.
dh) Arkiva jonë e letrave tuaja mbi marrëdhëniet, veten dhe familjen është e pasur me rrëfime nga më të jashtëzakonshmet.
e) Anabel nisi si një revistë fashion & lifestyle e printuar në 2009-n dhe ne kemi arkivën më të pasur me shkrime mbi modën, bukurinë, lifestyle etj.
ë) Anabel.al është në kohë me çdo zhvillim kulturor në Shqipëri dhe botë. Lexuesi ynë nuk është më pak europian se ata që janë ligjërisht pjesë e BE-së.
f) Horoskopet e Anabel.al janë të famshme, duke nisur nga prezantimi me Susan Miller 8 vjet më parë e deri te arkiva e përkthyer në shqip me përshkrimin e secilës shenjë të horoskopit sipas Linda Goodman.
g) Çdo ndryshim teknologjik që ndikon në jetën tuaj është patjetër shkrim në Anabel.al.
gj) Si adhurues të kinemasë, Anabel.al ka një koleksion të jashtëzakonshëm me sugjerime dhe filma dhe është guida më e saktë për filmat e rinj.
Në vend të epilogut:
Ne nuk paragjykojmë, nuk quajmë këdo artist, nuk varemi nga politika, por as nuk kritikojmë çdo gjë vetëm se është e partisë në pushtet, nuk mbajmë anë dhe nuk reagojmë kurrë pa argumenta. Kërkojmë ndjesë kur gabojmë (se natyrisht gabojmë) dhe asgjë që shkruhet nuk është personale. Mendojmë se detyra jonë e parë është ndaj lexuesit dhe Anabel.al është i juaji.
Mendime, vlerësime, sugjerime dhe kritika nga ndjekësit në @anabel_media në Instagram.