Në këtë foto, a ju duket Nevina Shtylla si një poster për një call center?
Për referencë, për të gjetur këtë foto kërkuam “ëoman call center” në Google.
"Po" mendojnë edhe goxha komentues nën foto, komente që Nevina s’i priti aspak mirë.
“Mendoni se është ulje apo tallëse për mua të më thoni se duket sikur jam në call center? (Duke qenë se të gjithë dini ku unë punoj dhe përse mbaj kufje e mikrofon, nuk më duket se keni synim tjetër veç këtij.)” iu përgjigj ajo një komenti që shkruajti thjesht togfjalëshin call center. “Nuk ka asgjë të keqe të punosh në call center. Puna nuk është turp! Ju lumtë të gjithë atyre që në vend të rrinë e të hanë fara nga mëngjesi në darkë, punojnë, ndihmojnë familjen, paguajnë shkollën e janë të zotët e vetes. Nuk kam punuar ndonjëherë në call center, për shkak se kam pasur fatin të ndjek ëndrrën time që e vogël, por kam pasur shok e shoqe që gjithnjë i kam vlerësuar për vullnetin që kishin (besoj dhe ju njihni dikë që punon ose ka punuar, duke marrë parasysh shifrat e të punësuarve në këtë sektor). Turp është injoranca, paragjykimi! Jam krenare për punën që bëj. Krenare do isha me veten dhe po të punoja në call center. Puna nuk është turp!”
Do thoni ju kush përmendi turpin, uljen apo talljen? Askush. Prandaj situata u nxeh më tej dhe s’ka marrë fund akoma. Komenti i fundit i Nevinës mbi këtë temë u bë para një ore.
Një komentuese iu përgjigj: “Me këtë ‘fushatë sensibilizuese’ tregove vetëm paragjykimin tënd për personat që punojnë në këtë sektor. Askush nuk kishte për qëllim të ulte figurën tënde, rri e qetë.”
Ndërveprimi me këtë komentuese vijon gjatë dhe ky artikull do përfundonte në mbrëmje. Në pak fjalë, Nevina mendon se komentuesit po e tallin duke thënë që ka dalë sikur punon në call center, ndërsa qëllimi i tyre ishte thjesht observacional dhe se pa dashje, Nevina nxorri në pah paragjykimin e saj.
Për më tepër, një komentues tjetër u habit nga reagimi i ashpër i moderatores. “Më vjen keq që e paske marrë kaq seriozisht. Ishte thjesht një shaka. Kam punuar vetë në call center dhe do e kisha nder të punoja prapë pa pikën e dyshimit.”
Nevina tha për Anabel: "Po, ngjaj sigurisht. Nga poza dhe nga kufjet e mikrofoni. Nuk ka asgjë të keqe krahasimi, por mënyra si e bëjnë 6-7 komente rresht. Katër të fshira deri tani. 'Hë m, ke filluar punë në call center?' Ja e zëmë se kam filluar, ç'ka qesharake këtu? Për këtë po zihem, jo për krahasimin."
Komentet:
