Ndonjëherë bota është një vend shumë i frikshëm për një nënë, frika se mos fëmijës tim mund t’i ndodhë diçka e keqe më mban zgjuar edhe natën. Nuk ka gjë që nuk më shkon ndër mend kur më duhet t’i kem fëmijët larg qoftë edhe për një orë. Për këtë arsye i kërkoj atyre falje që jam një nënë kaq strikte. Sigurisht ata ankohen për mua dhe rregullat që unë vendos, por kjo nuk më shqetëson aspak pasi e di që mbrojtja ime bën që ata të jenë të sigurtë.
Kur vjen pna tek rregullat, mendoj se jam një mjeshtre e vërtetë. Ndaj kam vendosur të ndaj me ju 4 rregullat bazë të një nëne strikte:
Jo celularë. Kurrë!
Në rregull, ndoshta jo përgjithmonë, por frikësohem pafund kur mendoj se çfarë po i bën këtj brezi teknologjia. Ndonjëherë më shohin çuditshëm për këtë që them ama kjo është mënyra ime për t’i mbajtur fëmijët larg nga kjo që po ndodh. Nëse do t’i mbaj ata larg nga rrjetet sociale mendoj se ja kam dalë t’i dhuroj një fëmijëri të lumtur.
Jo vizita tek bashkëmoshatarët
Nuk i lejoj ata të bëjnë vizita për të luajtur në shtëpitë e bashkëmoshatarëve. Me përjashtim të rasteve kur i njoh prindërit e tyre sigurisht. Por në rast se nuk i njoh, frikësohem pafund semos i ndodh diçka e keqe gjatë kohës që janë në atë shtëpi. Mos më fajësoni për këtë, e gjitha ka të bëjë me një incident në të cilin u përfshi dikur vajza ime. Kur dikush i kërkoi të ulte pantallonat. Nuk dua t’ju fus frikën, dua vetëm të tregoj atë që mendoj ashtu siç e mendoj vërtetë.
Fjetje jo e jo
E njejta gjë ndodh edhe me fjetjet. Nuk i lejoj fëmijët e mi të shkojnë për të fjetur në shtëpitë e bashkëmoshatarëve.
Jo qëndrime deri vonë
Fëmijët e mi e dinë që në shtëpinë tonë orari i gjumit është orar gjumi. Pse? Sepse unë besoj se fëmijët kanë vërtetë nevojë për ato orë gjumi. Ndaj përpiqem, dhe ja dal të mos cënohen nga asgjë. Vendos ultimatume madje ndonjëherë u bëj dhe presione, vetëm e vetëm që të flenë herët dhe ta zbatojnë orarin e gjumit me përpikmëri.
Përshtatur nga Le figaro