Social Buzz

Si do ta kaloni kohën tani e tutje, falë dizajnerit të famshëm të këpucëve

Shkruar nga Anabel

10 Prill 2020

Si do ta kaloni kohën tani e tutje, falë dizajnerit të

Pavarësisht mënyrave që keni gjetur për ta kaluar karantinën, distancimi social në të gjithë botën ka ndikuar në shëndetin tonë mendor dhe nivelin e stresit. Nisur nga kjo, dizajneri i famshëm spanjoll i këpucëve, Manolo Blahnik, ka marrë inisiatën e re për të argëtuar njerëzit e izoluar nëpër shtëpia. Një koleksion me këpucët e tij që duhen ngjyrosur!

Si do ta kaloni kohën tani e tutje, falë dizajnerit të

"Smile The Art of Colouring" ka dizajnet më fantastike të këpucëve që mund të ngjyrosen nga të gjithë sipas krijmtarisë së secilit.

Si do ta kaloni kohën tani e tutje, falë dizajnerit të

Marka ka publikuar modelet e ndryshme në bardh e zi, gati për t'ja lënë në dorë imagjinatës së njerëzve. Kështu, koha do të kalojë më bukur, njerëzit do të frymëzohen dhe ata që e duan të bukurën do të shpërndajnë edhe më shumë pozitivitet nëpër shtëpi.

Kjo lëvizje është realizuar në bashkëpunim me një organizatë angelze Mental Health Foundation, që ndihmon njerëzit të kuptojnë, mbrojnë dhe të mbajnë të qëndrueshëm shëndetin mendor.

Nëse doni të bëni diçka ndryshe sot, klikoni këtu.