Eja shohim pak Tv

Si Ardit Gjebrea e ktheu të ‘Dielën Shqiptare’ në programin që na nevojitet tani

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2020

Si Ardit Gjebrea e ktheu të ‘Dielën Shqiptare’ në

Televizioni rezultoi një komoditet që e kishim marrë prej kohësh të mirëqenë. Që kur qeveria ndaloi grumbullimet masive dhe emisionet me më shumë se dy persona në studio, programet tona të preferuara u shndërruan në videotelefonata me cilësi të dobët ose u shtynë për një datë të pacaktuar, kur e gjithë kjo ëndërr e keqe të marrë fund. Të tilla fate patën “E diell” në Top Channel që i transformoi thuajse të gjitha segmentet me lidhje në distancë dhe “Portokalli” që u anullua përkohësisht. Ardit Gjebrea nga ana tjetër, që u has me të njëjtat probleme, gjeti zgjedhje kreative për një fashë orare prej gjashtë orësh.

Si Ardit Gjebrea e ktheu të ‘Dielën Shqiptare’ në

“E diela shqiptare” mbështetej fuqishëm te prezenca e publikut, të ftuarve, fëmijëve e njerëzve të thjeshtë që i drejtoheshin programit për të zbërthyer ngjarje të dhimbshme apo për të surprizuar të afërmit. Në mungesë të gjitha këtyre, Gjebrea e mori vetë përsipër të luante ndërmjetësin. Puntatën e të dielës së kaluar, ai udhëtoi drejt Vlorës bashkë me ekipin e tij për të takuar protagonisten e “Kam një mesazh për ty.” Videomesazhin e saj ia tregoi personalisht palës tjetër që e pranoi faljen e të parës. Në një tjetër rast, udhëtoi drejt Durrësit për të surprizuar një grua të moshuar. Nëse publiku nuk vjen dot tek ai, ai shkon te publiku. Natyrisht, është një sipërmarrje shumë e lodhshme që kërkon maksimumin e impenjimit, por që ia vlen kur një grua i shërben Gjebreas raki në rrugë apo kur të moshuara në ballkon e lëvdojnë dhe përshëndesin nga larg.

E njëjta gjë vlen edhe me këngëtarët; shkojnë ata te publiku. Dje, Fifi iu bashkua Gjebreas në sheshin mes një kompleksi pallatesh dhe u intervistua aty, teksa banorët dëgjonin nga ballkonet. Këngëtarja performoi disa nga këngët e saj dhe edhe pse ndodhej larg a në një pozitë të pazakontë me audiencën, ngrohtësia ndihej më shumë.

“Ne jemi çfarë hamë” u mbajt në fermë dhe u fokusua te mbështetja e fermerëve vendas dhe të ushqyerit shëndetshëm pa shpenzuar shumë.

Gjebrea nuk harroi t’u dhuronte ndjekësve një performancë tijën, duke qenë se janë gjithnjë të etur ta dëgjojnë të këndojë. Ai u ngjit në skenë bashkë me Ema Andrean dhe korri komplimente të shumta në Instagram (deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, videoja nuk është publikuar në Instagram).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nga ato momente që në kohë të vështira, nuk do t'i harroj dot! Faleminderit @emaandrea1 @edielashqiptare

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Si Ardit Gjebrea e ktheu të ‘Dielën Shqiptare’ në

Si Ardit Gjebrea e ktheu të ‘Dielën Shqiptare’ në

Gjithashtu programi dha ndihmën e tij për 40 familje në nevojë, që në një periudhë të tillë janë më në vështirësi se kurrë. Në vend të mjekëve që janë kudo, Gjebrea intervistoi ekspertin bankar, Edvin Libohova. Dita ditës ndihet se shqiptarët kanë marrë gjithë informacionin e mundshëm mbi virusin dhe masat mbrojtësi, por dinë shumë pak për të përballuar problemet ekonomike që do ta pasojnë këtë fazë.

“E diela shqiptare” ka qenë gjithmonë programi familjar i fundjavës sepse shikuesit gjenin veten aty dhe vijojnë ta gjejnë tani që gjithçka ka ndryshuar në formulë. Duket sikur Gjebrea hyri në mendjet e publikut dhe zbuloi për çfarë kanë nevojë; të shohin veten të përfaqësuar dhe të gjejnë zgjidhje. Kështu, me dhembshuri dhe dashamirësi, “E diela shqiptare” u kthye në spektaklin që na nevojitej tani.