Kvanç Tatltug, aktori i famshëm turk dhe shumë i dashur për shqiptarët, i është nënshtruar testit të koronavirusit pas disa problemeve shëndetësore.
Ylli i filmave është shprehur për mediat turke se prej javësh ndodhet në karantinë bashkë me gruan e tij Basak Dizer, në shtëpinë e tyre në Stamboll.
Ditët e fundit, ai s'është ndjerë mirë dhe pas simptomave të parë ka shkuar në spital për të bërë testin e Covid-19.
"Ne kemi qëndruar në shtëpi për më shumë se 15 ditë. Kam patur ca shqetësime si temperaturë, kollë dhe pak probleme me frymëmarrjen. Tani po pres për rezultatin e testit. "- është shprehur Kivanç për gazetarët teksa dilte nga spitali.
Fatmirësisht, testi i aktorit ka rezultuar negativ dhe lajmin e bëri me dije vetë çifti përmes rrjeteve sociale.
"Sot mësova që rezultati i testit ishte negativ. Gjithsesi trajtimi im do të vazhdojë në shtëpi nëse do të jetë e nevojshme."
View this post on Instagram
Të njëjtin lajm e ka dhënë edhe bashkëshortja e tij përmes një postimi në Instagram ku veç falenderimit të fansave dhe lumturisë së rezultatit, lutej për shërimin e të infektuarëve të tjerë në Turqi.
Burimi: Daily Sabah