Bota

Princesha spanjolle ndërron jetë prej koronavirusit!

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2020

Princesha spanjolle ndërron jetë prej koronavirusit!

Princeshë Maria Teresa e Spanjës, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare si pasojë e koronavirusit. Princesha, pjesë e familjes mbretërore spanjolle Bourbon-Parma ndërroi jetë dje dhe lajmin e bëri të ditur vëllai i saj, princ Sixtus Henry.

Princesha spanjolle ndërron jetë prej koronavirusit!

Ajo u lind në Paris të Francës në qershor të 1933-it. Princesha është viktima e parë mbretërore në botë, ndërkohë që pak ditë më parë u bë publik lajmi se gjithashtu princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar, ka rezultuar pozitiv ndaj testit. 

Spanja është një prej vendeve më të prekura nga Covid-19, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 832 njerëz, ndërsa në total 5690.

Burimi: People