Bota

Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, diagnostikohet me koronavirus

Shkruar nga Anabel

27 Mars 2020

Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar,

Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, u diagnostikua me koronavirus. Mësohet se ka simptoma të lehta dhe se do të izolohet në Downing Street. Kryeministri do të vijojë të jetë në krye të qeverisë gjatë menaxhimit të krizës.

Në një video në Twitter, Johnson konfrimoi se “ka simptoma të lehta, temperaturë dhe kollë.”

Ai shkruajti: “Përgjatë 24 orëve të kaluara, kam vuajtur nga simptoma të lehta dhe jam diagnostikuar me koronavirus. Jam vetizoluar, por do të vijoj të udhëheq reagimin e qeverisë përmes videokonferencave teksa luftojmë këtë virus. Bashkë do t’ia dalim.”

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Pasi pati simptoma të lehta, kryeministri u testua për koronavirus pas këshillës së Profesor Chris Whitty. Testi u bë nga stafi i NHS dhe rezultati ishte pozitiv.

“Sipas udhëzimeve, kryeministri është vetizoluar në Downing Street. Ai do të vijojë të udhëheqë përgjigjen e qeverisë kundrejt pandemisë.”

Burimi: The Guardian