Pothuajse e gjithë Europa është në vetë-karantinim total si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit në shifra të frikshme, sidomos pas kaosit me të cilin po përballet mjekësia italiane. Megjithatë, pavarësisht se pjesa dërrmuese e njerëzve janë ndërgjegjësuar për rëndësinë e vetë-izolimit, janë edhe disa “rebelë” që marrin kënaqësi duke qëndruar grumbull në lagje me në sfond “uu uu ik pi policis”.
View this post on Instagram
Duket se as ushtria nuk i frikësoi “rebelët” për t’u fshehur nëpër lagje a për të hipur nëpër tarraca pallatesh. Nuk është vetëm një fenomen shqiptar ky, po ndodh në të gjithë botën, ku gjurmohen pafund të rinj që festojnë e thyejnë karantinimin sepse u duket vetja Supermen e Superwomen.
Rebelët Florida-s festonin nëpër plazhe. Rebelët Gjermanisë organizonin “corona party” dhe u kolliteshin njerëzve të moshuar në fytyrë. Këta njerëz të pabindur ndaj masave të virusit fillojnë nga adoleshentë që duan të duken heronj e deri tek të rriturit e papërgjegjshëm që refuzojnë të karantinohen.
Sado të paktë të jenë në numër, këta njerëz janë rrezik madhor për përhapjen e Covid-19 në masë, pasi minimumi kanë kontakt me 4 familjarë. Nëse shihni që nuk zbatojnë rregullat, që nisin nga qëndrimi në shtëpi në orarin e ndaluar e deri te respektimi i distancës fizike në supermarket, ju lutemi njoftoni policinë (129).
Ndërkohë radha e bukës në Prishtinë:
View this post on Instagram