Shqipëria

Gjinia dhe mosha mesatare e të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

22 Mars 2020

Gjinia dhe mosha mesatare e të prekurve me koronavirus në
Photo Courtesy/Florian Sallo

Në një deklaratë zyrtare, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi në lidhje me shpërndarjen e koronavirusit në Shqipëri duke bërë publike të dhëna edhe në lidhje me gjininë e të prekurve si edhe moshën mesatare.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç, ndërsa mosha mesatare e pacientëve që janë hospitalizuar (pra qëndrojnë nën mbikqyerjen e mjekëve në spital) është 54 vjeç.

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë diagnostikuar 13 raste të reja me Covid-19. Në total, rezultojnë 89 të infektuar. Shtojmë se 3 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalin, mirëpo do të duhet të qëndrojnë 14 ditë të izoluar në shtëpi.

Shpërndarja gjeografike:

Tiranë: 63 raste
Durrës: 6 raste
Lushnje: 2 raste
Elbasan: 2 raste
Fier: 8 raste
Rrogozhinë: 2 raste
Kavajë: 3 raste
Korçë: 3 raste

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Anabel Life (@anabel_media) on