Social Buzz

Hyundai tashmë pjesë e 'Albanian Motor Company'

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2020

Hyundai tashmë pjesë e 'Albanian Motor Company'

Kompania e mirënjohur shqiptare, “Albanian Motor Company”, një nga operatorët më të rëndësishëm në tregtimin e makinave prej 15 vitesh, e ka filluar vitin 2020 me një investim shumë strategjik në sektorin e tregut të makinave. Duke filluar nga data 1 Janar 2020, përveç brandeve Ford dhe Ssang Yong, familjes së “Albanian Motor Company” i është bashkuar edhe brandi i mirënjohur ndërkombëtar; “Hyundai”. Ky bashkëpunim i ri është celebruar në eventin e datës 4 Mars ku gjithashtu u inaugurua edhe autosalloni i ri bashkëkohor.

Hyundai tashmë pjesë e 'Albanian Motor Company'

Një event unik, i cili i ka ofruar publikut çaste emocionuese me një kolonë zanore të krijuar enkas për Hyundai, momente video-prezantuese të modeleve më të fundit të markës koreano-jugore si dhe performanca të ndryshme akrobatike. Në këtë event kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të jetës publike, të botës së biznesit, klientë të rregullt të kompanisë “Albanian Motor Company” si dhe përfaqësues ndërkombëtarë të markës "Hyundai". Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Z. Gentian Karaj është shprehur gjatë eventit promovues: “Rrugëtimi ynë ka nisur pesëmbëdhjetë vite më parë, me vullnet të investitorëve të familjes Dulaku. Sot mund të themi me plot gojën që Albanian Motor Company i ka bërë ballë vështirësive të tregut dhe konfirmohet sot si një brand lider në tregun automotive shqiptar”.

Hyundai tashmë pjesë e 'Albanian Motor Company'

Inaugurimi i këtij salloni të ri modern është provë e arritjeve 15 vjeçare të kompanisë në shërbim të klientëve, jo vetëm në shitjen e markave të njohura Ford dhe Ssang Yong por edhe në shërbimin e mirëmbajtjes së tyre. Bashkimi në familje e një marke të njohur si Hyundai, për shitje të modeleve të fundit, mirëmbajtje dhe jo vetëm, do të jetë një sfidë shumë emocionuese për dekadën e re që sapo ka filluar. Marka Hyundai, e cila numëron 4 milionë automjete të shitura në vitin 2019, duke filluar nga ky vit, do të ketë në inventarin e saj edhe shitjet e garantuara nga "Albanian Motor Company".

Hyundai tashmë pjesë e 'Albanian Motor Company'

Tanimë, cilido që dëshiron të marrë më shumë informacion, të provojë dhe në fund të zotërojë një nga modelet fantastike të markave të sipërpërmendura, është i mirëpritur në autosallonin e ri, i cili gjendet në adresën “Autostrada Tiranë – Durrës, km 10, Kashar”.

Për më shumë informacion gjithashtu mund të vizitoni faqet tona në rrjetet sociale Facebook ose Instagram.