Pa shiko, pa shiko, pa shiko. Koronavirusi nuk dashka t’ia dika në je shqiptar a jo. Pak ditë më parë, Robert Berisha deklaroi fuqiplotë se gjatë koncertit të tij në New York do të digjej skena dhe se “s’je shqiptar nëse trembesh nga virusi.”
Sot, Roberti e gjeti veten të karantinuar në konviktet e studentëve, në shoqërinë e menaxherit të Taynës, Rinor Hykollit. Menjëherë sapo mbërritën në Prishtinë nga Stambolli, qeveria e Kosovës zbatoi masat e marra dhe i izoloi nga të tjerët. Tayna vetë është izoluar me familjen e saj në Prizren.
Në një video për Prive, Roberti thotë se kushtet e dhomës ku i duhet të qëndrojë janë të këqija dhe të papërshtatshme. Por na e merr mendja, s’janë më keq se të infektosh njerëz pa e ditur.