Relationships

Jam i/e detyruar të jetoj në gënjeshtër...

Letra 1
prsh.anabel une jam 26 vjece kam nje familje burrin fmijet ,punojm te dy dmth jemi mire te pakten kshu duket per syte e tjerve ,por une jam e detyuar te jetoj me nje genjeshter per hire te femijve dhe burrit pasi ne te vertete nuk eshte ky te cilin e dashuroj por dikush tjeter ,qe per ksprico adoleshence u ndam dhe sot e vuajm te dy ndonse ai nuk esht martu i kam ngelur ne mendje fakeqsisht punojm bashk dhe kjo na e veshtirson akoma me shume ne e dime shum mire cndjejm per njeri tjetrin edhe pse na duhet te ndrydhim ndjenjat per hir te familjes time ,e mua me duhet te jem nje aktore e mure ku te bej rolin e gruas dashuruar ,kjo esht genjeshtra qe do me shoqeroj deri ne fund te jetes per hire te femijve ,dhe me besoni nuk esht aspak e lete kur burri me thot cfar ke je e ftoht cte mundon e pergjigjigjia qe merr thjesht jam e lodhur ,me bren kjo gje mundohem ta harroj por esht ai qe me sa mundohem ta harroj e largoj behet me shum pjes e jetes time ,e kam denuar veten te jetoj me kte genjeshter per hire te femijve ,,,, publikoje dhe anonim te lutem

Letra 2
Mirmbrema. Kjo teme sot me shtyu te shkruaj historin time. Lexova 1 koment te tema qe thoshte qe nuk jemi te detyruar te jetojme ne genjeshtra po e xgjedhim vet dhe eshte deri diku e verTet. Kur u njojta me burrin tim qe nuk e imagjinoja qe do vinte dita ta kisha per burre, nuk e di pse e genjeva i thashe qe kam mbaruar ekonomikun dhe punoj ekonomiste ndoshta doja ti beja pershtypje pa u menduar fare se ca do behej me vone. E genjevs per shume gjera se te gjith genjejm pak ne takimet e para per te dal me te mir dhe interesant. Me kalimin e kohes ai u be i rendesishem per mua po ai eshte aq i ndershem e i sinqerte saqe po ti tregoja e te dilja genjeshtare, kisha frik se do me linte. Kshu genjeshtra vazhdon sot e ksaj dite. Dal cdo mengjes per pune dhe punoj ne call center ndersa burri e di se punoj ekonomiste te nje vend tjeter. Sa here me pyet ndonjegje me ngrin zemra se mos e ka zbuluar. Sa here thote qe do vi tme mari vet e i dal te rruga terrorizohem mos eshte provokim. Po ta mari vesh tani qe kane kaluar 4 vjet e gjys e sigurt qe do i peshtirosem e do me urrej ndoshta dhe ndahemi. Kam shum frike po tani nuk di me si te dal nga kjo genjeshter.  Ca me keshilloni? 

Letra 3
Mirmbrema. Kjo teme sot me shtyu te shkruaj historin time. Lexova 1 koment te tema qe thoshte qe nuk jemi te detyruar te jetojme ne genjeshtra po e xgjedhim vet dhe eshte deri diku e verTet. Kur u njojta me burrin tim qe nuk e imagjinoja qe do vinte dita ta kisha per burre, nuk e di pse e genjeva i thashe qe kam mbaruar ekonomikun dhe punoj ekonomiste ndoshta doja ti beja pershtypje pa u menduar fare se ca do behej me vone. E genjevs per shume gjera se te gjith genjejm pak ne takimet e para per te dal me te mir dhe interesant. Me kalimin e kohes ai u be i rendesishem per mua po ai eshte aq i ndershem e i sinqerte saqe po ti tregoja e te dilja genjeshtare, kisha frik se do me linte. Kshu genjeshtra vazhdon sot e ksaj dite. Dal cdo mengjes per pune dhe punoj ne call center ndersa burri e di se punoj ekonomiste te nje vend tjeter. Sa here me pyet ndonjegje me ngrin zemra se mos e ka zbuluar. Sa here thote qe do vi tme mari vet e i dal te rruga terrorizohem mos eshte provokim. Po ta mari vesh tani qe kane kaluar 4 vjet e gjys e sigurt qe do i peshtirosem e do me urrej ndoshta dhe ndahemi. Kam shum frike po tani nuk di me si te dal nga kjo genjeshter.  Ca me keshilloni? 

Letra 4
Facebook ka vendosur te heqe gjithe profilet falso. Dua t'ju them te gjithe ndjekesve tane qe te mos ngurrojne te ndajne historite e tyre edhe me profile te verteta, pasi informacioni do te mbetet teresisht konfidencial sic ka qene deri tani per ata njerez qe jane shprehur nen emrin dhe mbiemrin e tyre. Edhe nese te tjere mund interesohen per identitetin e nje letershkruesi, ne absolutisht nuk kemi dhene dhe nuk do japim asnje info qofte edhe iniciale. Na eshte kerkuar disa here dhe gjithmone kemi refuzuar. Per ne konfidencialiteti juaj eshte shume i rendesishem dhe nuk e rrezikojme per asgje. Faleminderit!

Letra 5
Revista Anabel po e shkruaj kete leter me lot dhe shpresoj te ma postosh, jo qe te mar meshire por ndoshta pak ngushellim. Familja ime jeton cdo dite ne genjeshter por si mundemi ti themi motres sime 9 vjec qe ka nje tumor te pasherueshem? Si mund ti thuhet nje femije qe nuk do jetoje gjate? Edhe tani qe e shkrova kete fjali mu desh shume mundim ta bej se nuk guxoj kurre ta shqiptoj me fjale qe ajo sdo jetoj. Si te mos jetojme ne genjeshter kur ajo me kerkon nje shampo te re se po i bje floku dhe une ja blej e ne fund fajsojme ujin me klor kur nuk i ben derman shampo. Si te mos e genjej kur i themi qe ke ftohje se ecje ne dysheme pa corape dhe nuk vije shallin ne shkolle ne vend qe ti themi te verteten. Si te mos e genjenim kur u operua heren e pare dhe mami i tha qe apandesitin jemi te detyruar ta heqim te gjithe dhe ajo as nuk e di ku i bje apandesiti tamam. Kur semuret fillon vishet trashe se e kupton gabimin qe vishej holle e u semur por nuk e kupton qe e gjitha eshte nje genjeshter edhe pse ndonjehere mendoj se e ndjen ose e di. Preferojme qe ajo te jetoj e te luaj pa e vrare mendjen derisa ta kete te shkruar vetem se duke u shtuar kurat rrezikon te filloj ta kuptoj. Nuk dua ta shoh te friksuar. Do jepja cdo gje per ta ruajtur kete genjeshter meqe asgje qe mund te bej nuk ja ndryshon dot fatin edhe pse 100 here qaj pse sjam un ne vend te saj. Anonim. Do te jem mirnjohese ta postosh!

Letra 6
Mirembrema anabel ... Me plq kjo tema sonte jo sw te tjerat nk kan qene te bkr por kjo e sotmja me preku disi ... Ne vendin tone menraliteti esht i ulur kembekryq dhe kte gje e dim te gjithe... Njs po e filloj nga historia ime prej 3 vjetesh jam e fejuar me nje djale nk mund te them as q e dua as q nk e dua mirepo prap se prap vazhdoj te qendroj me te. Duhet ta pranoj u fejova me shkusi dhe nje gje q me tha im ate ishte mos ma ul koken. Ne fakt un kam pas lidhje para se tu fejoja dhe kam kryer marredhenie mirepo x disa arsye u ndame dhe kur u njohta me te fejuarin me pyeti ne kisha patur ndonje lidhje dhe un e zene ngushte ne ate moment ju pergjigja q jo mirepo kjo pyetje nenkuptonte ne isha e virgjer apo jo .. Fale ndihmes se nje shoqeje munda q te "rivirgjerohesha" dhe ai mund ta themi q e besoi se ub realisht isha e virgjer, mirepo kjo genjeshter mua me vret disi por gjithsesi nk eshte se behem pishman ne ate gje q bera sepse te pakten nk munda tja ulja koken tim eti sepse te gjithe e dime q ne per nje nder jetojme dhe un e ndertova nderin tim mbi nje genjeshter... Faleminderit alAnabel.

Letra 7
pershendetje anabel...jam nje lexuese e rregullt e te gjithe letrave qe ju postoni dhe thash te te shkruaj dhe un nje leter. kam pak muaj qe jam martuar dhe jetoj ne nje shtepi me vjerren dhe vjerrin. vjerrin e kam shum te mir dhe shum te rrespektushem esht zoteri burr nk kam asnje problem me te, gjithcka qendron tek vjerra ime dhe ajo esht e mir por ka nje huq te keq shkon me burra te tjer te martuar.. gjat gjith kohes kur flet me ta esht e lumtur e gezuar buzeqesh sa mbyll telefonin fillon e bertet neper shtepi rri gjith kohes turi varur dhe na e nxjerr neve te shpis inatin duke bertitur per gjene me te vogel... me vjen shum keq per kete qe po ben pasi si burri qe ajo ka nk gjen askund jan shum te rrall...per te shmangur kete qe po ndodh i thash bashkeshortit tim qe te largoheshim nga shqiperia dhe ai pranoi... shum shpejt do ikim qe ketu por nuk di si te veproj tja tregoj burrit tim keto gjera apo jo... nese ja tregoj kam frik se mos kjo familje shkaterrohet fare nese nk ja tregoj ajo do vazhdoj ta fusi te dashurin ne shtepi dhe kjo me fut ne nje dilem....do isha sh e lumtur nese do ta postonit... anonim ju lutem

Letra 8
Mirmbrema Anabel, Ne lidhje me temen, e gjith jeta ime eshte nje genjeshter... Nuk e di dhe nuk me kujtohet te kem kaluar ndonje traum te madhe per te me bere kte qe jam sot, por mendoj se ka qene ngapak refuzimi i shoqeris dhe tipi im i mbyllur dhe une jam kthyer ne njeriun me te ftoht dhe me te akullt qe mund te ekzistoj... Ndjehem bosh perbrenda. Nuk ndjej asgje, as urrej, as dua dhe as pelqej ndokend ose ndonje gje ne vecanti... jetoj kot, aktroj shume ne jete dhe nuk e di se pse.. ndsh se kam vertet nevoj ti ndjej ato qe aktroj... Kam pasur nje lidhje 7 vjecare dhe jua siguroj qe ai dhe te gjith qe me njihnin mendonin se une e dashuroja shume, por jo... Nuk ndjeja asgje... Mezi kam gjetur guximin ta shkepus ate maredhenie, me shpresen se gjerat do rregullohen, se do jem me mire, por jo... krejt zbrazeti... pune... shtepi... shtepi... pune... ndonje kafe me miq... tek tuk ndonje njohje e re ... por kam frik te hedh hapa para... nuk me pelqen ti lendoj te tjeret... edhe pse padashur e di qe ishin tim e kam lenduar pamase... por duke e pare sa shume me donte dhe sa i dhene ishte pas meje dhe nderkoh une nuk ndjeja per te, ndjehesha keq... Qaja me ore te tera se nuk e doja dhe doja ta dashuroja shume, por nuk mundesha... Tani po jetoj ne genjeshtrat qe shpika per tu ndar nga ai, sepse te verteten nuk gjeta kurr guximin tia thoja...

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb