Tani që mësuam se duart duhen larë të paktën 20 sekonda, si duhet të mbrohemi kur dalim nga shtëpia dhe si kryhet e sa kushton testi i Covid-19, rikthehemi paksa përmbledhtas te ngjarjet e showbiz-it shqiptar.
Dy ditë më parë, Olsi Bylyku u ndalua nga policia sepse qarkulloi me makinë, ndërkohë që ishte e ndaluar. Para se të arrestohej, ai postoi një video me hashtag #qëndronështëpi. Në 8 mars, Olsi u kthye nga Italia, pra supozohet që nuk duhet të lëvizte nga shtëpia për të zbatuar rregullat e vetë-izolimit. Pas lajmeve nëpër portale, ai u shpreh se “ishte i detyruar të punonte” megjithatë shtoi se “ishte i lehtësuar që zëri i shtetit u dëgjua dhe nuk i duhet të dalë të punojë”. Aktori i “Klanifornia” theksoi se ishte këshilluar me mjekët e Infektivit dhe testi për Covid-19 i rezultoi negativ.
Në “Një ditë me Dojnën”, Bora Zemani foli për jetën personale. “Unë nuk dal me deklarata qe ndodh kjo apo ajo në jetën time personale. Të qenit personazh publik nuk më bën mua të privoj pjesën personale. Njerëzit që janë afër meje e dinë statusin tim, nëse janë të interesuar, e marrin vesh unë nuk fsheh asgjë,” u shpreh ajo. E pyetur konkretisht për lidhjen e përfolur me Donald Veshajn, Bora as mohoi as pohoi gjë.
Për këdo që kishte dyshime për lidhjen Tuna-Patris, këngëtarja postoi një foto familjare duke gatuar. Tiani dhe Patrisi shihen teksa hapin brumin.
Në Instagram, Enca u pyet për ndarjen nga jeta të të atit. “Askush nuk e di çfarë ndodh pas Instagram-it dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh. Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s`do t´i trajtoja kurrë si tema Instagrami. Instagrami nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq. I vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe,” u përgjigj ajo.
Loredanës iu desh të anulonte turneun e saj për shkak të koronavirusit. Ajo postoi një video nga shtrati ku dukej duke u kollitur. Reperja shtoi se ishte këshilluar me mjekët dhe i kishin dhënë regjim shtrati.
Dafina vendosi në dukje rëndësinë e përdorimit të maskave, sigurisht sipas mënyrës së saj.
View this post on Instagram
Në “Për’Puthen”, Erditi akuzoi Antonetën “se po luan Ping Pong me çunat”.
View this post on Instagram
Po kështu, shkurtimisht: Hygerta Sako foli për dhimbjen e humbjes së të atit, Marsela dhe Vitmari dhuruan dhe do të dhurojnë koncert live për ndjekësit çdo pasdite, Tayna për pak rrezikoi shëndetin e saj dhe të tjerëve ndërsa Robert Berisha tha se “kush është shqiptar i vërtetë, nuk frikësohet nga koronavirusi”, por ju s’do e merrni parasysh sigurisht.