News

Postimi prekës i infermieres: ‘Ju lutem, bëjeni edhe ju pjesën tuaj’

Postimi prekës i infermieres: ‘Ju lutem, bëjeni edhe ju

Postimi i një infermiereje italiane nga Grosseto, Toskanë, po bën xhiron e rrjetit. Alessia Bonari shkruan për të gjithë vështirësitë dhe frikën me të cilat po përballet në një situatë kaotike si ajo e mjekësisë italiane. Ajo kërkon nga njerëzit që të ndërgjegjësohen dhe të bëjnë vetëm një gjë: Të qëndrojnë në shtëpi!

Postimi prekës i infermieres: ‘Ju lutem, bëjeni edhe ju

Në foton e postuar në Instagram duken shenjat në fytyrën e Alessia-s, të shkaktuara nga pajisjet mbrojtëse kundër koronavirusit.

Postimi prekës i infermieres: ‘Ju lutem, bëjeni edhe ju

“Unë jam infermiere dhe jam duke u përballur me këtë urgjencë mjekësore. Kam frikë edhe unë, kam frikë të bëj pazar, kam frikë të shkoj në punë. Kam frikë sepse maska mund të mos i përshtatet mirë fytyrës sime, ose ndoshta prek fytyrën padashje me dorezat e ndotura, ose ndoshta syzet nuk m’i mbulojnë mirë sytë dhe mund të infektohem. Jam e lodhur fizikisht sepse pajisjet mbrojtëse shkaktojnë dhimbje, më bëjnë të djersimet dhe pasi i kam veshur, nuk mund të shkoj në banjë ose të pi ujë për gjashtë orë. Jam e lodhur psikologjikisht si të gjithë kolegët e tjerë që me javë të tëra jemi në këtë gjendje, por kjo s’do të na pengojë të bëjmë punën tonë siç e kemi bërë gjithnjë. Do të vazhdoj të kujdesem për pacientët e mi, sepse e dashuroj punën time."

Më tej, shton:

"Ajo që i kërkoj kujtdo që po e lexon këtë postim, është që të mos na i vështirësojë punën, të qëndrojë në shtëpi sepse kështu mbrojmë edhe ata që kanë shëndet më problematik. Ne të rinjtë nuk jemi imunë ndaj koronavirusit, edhe ne mund të sëmuremi, ose më e keqja mund të sëmurim të tjerët. Nuk e kam luksin të kthehem në shtëpi, por duhet të bëj pjesën time. Bëjeni edhe ju tuajën, ju lutem.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Nurse's poignant post: 'Please do your part too'

Postimi prekës i infermieres: ‘Ju lutem, bëjeni edhe ju

The post of an Italian nurse from Grosseto, Tuscany, is doing the network lap. Alessia Bonari writes about all the difficulties and fears she is facing in a chaotic situation like that of Italian medicine. It requires people to become aware and do only one thing: to stay home.

In the photo posted on Instagram, the marks appear on Alessia's face, caused by protective devices against coronavirus.

“I am a nurse and am facing this medical emergency. I'm afraid too, afraid to go shopping, afraid to go to work. I'm afraid because the mask might not fit my face, or maybe it touches my face unintentionally with soiled gloves, because my glasses may not cover my eyes well and I might get infected. I am physically tired because the protective equipment causes pain, makes me sweat, and after wearing them, I cannot go to the bathroom or drink water for six hours. I'm psychologically tired like all the other colleagues we've been in for weeks, but that won't stop us from doing our job as we always did. I will continue to take care of my patients because I love my job. "

It further adds:

"What I ask anyone who is reading this post is to not make it difficult for us to stay home because we protect those who have more problematic health. We young people are not immune to coronavirus, we can we get sick, or worst of all, we get sick. I don't have the luxury of going home, but I have to do my part. Please do yours, too. "