Çfarë po ndodh rreth nesh

Pas tragjedisë, flet nëna e Sabrinës: ‘Fajin e kanë mjekët’

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2020

Pas tragjedisë, flet nëna e Sabrinës: ‘Fajin e kanë

Romina Lekaj, bashkëshortja e Petrit Lekajt, i cili vrau vajzën, Sabrinën, me pretendimin se kishte filluar të përdorte drogë, e vizion rregullisht të shoqin në burg. Në një deklaratë të fundit (via The Advertiser), Romina e cilësoi ngjarjen e rëndë një “tragjedi familjare” si edhe vuri në dukje dështimin, sipas saj, të sistemit mjekësor.

“Unë dua thjesht të them që është një tragjedi familjare; një familje që u shkatërrua nga paaftësia e mjekëve për të diagnostikuar sëmundjen mendore të burrit tim.”

Pas tragjedisë, flet nëna e Sabrinës: ‘Fajin e kanë
Romina Lekaj në Gjykatën e Lartë, Adelaide, Australi

Ajo shtoi se “epidemia e përdorimit të drogës” është një fenomen i përhapur në Australi, ku sipas Lekajt mungojnë politikat e shtetit, prandaj edhe “fëmijët më të zgjuar bien pre e drogës”.

“Shpresoj që të shërbejë kjo gjë për të shpëtuar familjet e tjera.”