Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

2 Mars 2020

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Dashi dhe Demi

Ky muaj do të rezultojë magjik përsa i përket karrierës. Marsi, planeti juaj udhëheqës do t'i bashkohet Plutonit, Saturnit dhe Jupiterit për t'ju sjellë lajme të papritura dhe mundësi për të ecur para. Marsi do të jetë muaj i paparë në punë, sepse gjatë kësaj kohe mund të realizoni një ëndërr profesionale. Ndonëse e gjithë 2020 juaj është e mbushur me emocione në karrierë, ky muaj është më i veçanti nga gjithë të tjerët.

20 marsi do të jetë një nga 5 ditët më me fat të vitit! 27 marsi do t'ju sjellë një marrëveshje financiare ku do të jeni ju fituesi. Në 9 mars, projekti për të cilin keni punuar do të përfundojë. Hëna e Ploë sjell energji shumë të mirë dhe emri juaj krejt papritur do të lakohet kudo. Vëmendjen më të madhe do ta merrni nga njerëz shumë të rëndësishëm.

Në fund të muajit, ose muajit tjetër do të shihni një rritje në statusin tuaj. Nëse po bëni intervista për një vend të ri pune, do t'ju duhet kohë të vendosni sepse të gjitha mundësitë për punë që do t'ju ofrohen janë të mira. Gjithsesi, lista juaj me kandidatët më të mirë, është gati.

Mërkuri ka qenë në prapavojë që nga 16 shkurti, kështu që do të çliroheni kur të shihni sa mirë do të shkojnë bisedat tuaja pas 9 marsit, kur Mërkuri të kthehet. Do merrni përgjigje dhe aprovime të shpejta dhe kjo fjali për një Dash energjik, është mrekulli.

Nëse doni të shlodheni, konsideroni yoga-n ose meditimin. 20 marsi do të sjellë surpriza si në jetën romantike ashtu dhe në atë profesionale. Të dyja janë të mundura. Udhëtimet nuk përjashtohen gjithashtu.

Momenti më i madh i muajit -ndoshta dhe i vitit- është 24 marsi, Hëna e Re në shenjën tuaj vjen si dhuratë nga universi për ju. Hëna e Re hap rrugë të reja, që do t'ju ndihmojnë në shumë drejtime.

Do të rrethoheni nga energjia e mirë dhe entuziazmi për punët në vazhdim. Nga prilli deri në gjysmën e parë të majit jeta juaj sociale do të shkëlqejë! Dita më e mirë për dashuri?! 11 marsi!

Horoskopi i Susan Miller për muajin mars 2020: Dashi dhe Demi

Shenja nga vende dhe njerëz të huaj keni marrë plot, kështu që nëse s'keni udhëtuar gjatë shkurtit, rrugë të gjata ju presin këtë muaj. Udhëtimet do të jenë të kënaqshme dhe luksoze, qofshin ato për punë ose jo. Edhe ju këtë muaj do të jeni nën ndikimin e Marsit, planeti i aksionit, kështu që udhëtimet-tani ose muajt në vazhdim- do të jenë fokusi kryesor.

Lajme të mira do të vijnë edhe nga bota e medias dhe rrjeteve sociale. Mund t'ju jepet shansi të keni një hapësirë tuajën në një revistë apo të prodhoni një shoë të rëndësishëm televiziv.

Më në fund do të ndiheni mirë dhe në paqe që njerëzit rreth jush kanë filluar të mendojnë si ju. Pas datës 9 mars, filloni të propozoni idetë tuaja, pasi do të aprovohen pa asnjë dyshim. Shanset për sukses janë të mëdha. Gjatë kësaj kohe mund të keni patur probleme me komunikimin, anullimet apo vonesat, por kjo i përket të shkuarës. 

Vëmendje të veçantë do të marrë romanca, qejfi dhe miqtë. 7,8 dhe 13 marsi vjen me një eksperiencë magjike për shenjën tuaj.

9 marsi do të ndriçojë shtëpinë e dashurisë së vërtet, duke e bërë këtë ditë në një nga më të rëndësishmet të këtij viti, përsa i përket romancës.

Nëse jeni i/e martuar ose në një lidhje të gjatë, gjeni një mënyrë të veçantë për t'ja shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Mund të jetë koha për një bebush, por nëse e keni, përgatisni një surprizë të lezetshme për ta.

Hëna e Re tek Dashi, më 24 mars, është momenti perfekt për të bërë plane për ditëlindje. Nëse ke ndërmend t'i kthehesh studimeve, apliko për një bursë dhe mos mendo negativisht. Nëse je aktualisht student dhe po përgatitesh për mbrojtje diplome, përgatitu pa frikë. Koha është në favorin tënd kësaj here.

Afërdita në Dem do t'ju bëjë të ndiheni më sharmante se kurrë, kështu që shpenzojini lekët e ditëlindjes për rroba të reja apo një ndryshim në look.