Letra e ditës

Jam dashuruar me shokun e ngushtë, por ai nuk ndahet nga e dashura e tij dështake

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2020

Jam dashuruar me shokun e ngushtë, por ai nuk ndahet nga e dashura e tij

E di që titulli më bën të dukem si e keqja e kësaj historie, por s’dija si ta përmblidhja ndryshe. Le ta quajmë shokun tim Dean dhe të dashurën e tij Helen.

Unë jam studente në universitet dhe verat e kaluara, kam bërë praktika në një firmë marketingu. Dean ishte shefi im atje dhe kështu u bëmë shokë. Miqësia jonë evoluoi, edhe pse nuk punonim në të njëjtin vend. Sa më shumë e njihja, aq më shumë dashurohesha me të. Ai është i jashtëzakonshëm, puntor, i suksesshëm, ka humor, i ka të gjitha.

E dashura e tij nuk është asnjë nga këto. Teknikisht është dështake. Është e pashkolluar dhe e papunë. Helen nuk e mbaroi gjimnazin sepse pati probleme familjare. Mesa duket, e ëma kishte ankth dhe depresion të rënduar, kishte kaluar në mbidozë disa herë dhe kalonte kriza nervore dhe lëndonte veten nëse e linin vetëm në shtëpi. Prandaj Helen rrinte me të dhe akoma rri kur i ati s’ka mundësi. Përgjatë viteve, Helen e ka pranuar se përkujdesi ndaj të ëmës i ka shkaktuar probleme mendore. Ajo vizitohet nga një psikiatër dhe mjekohet.

Edhe ajo vetë vuan nga ankthi dhe paniku. Ka punuar në disa vende (kur i ati kujdeset për të ëmën), por te të gjitha përjetonte kriza paniku me të qara dhe të ulëritura. Ndonjëherë i ndodh edhe gjatë natës, por mesa duket di si ta qetësojë veten. Me pak fjalë, s’ka bërë asnjë shkollë dhe s’ka pasur kurrë një punë të mirë.

Dean dhe unë kemi folur për të goxha herë. Ai mendon se ajo po bën më të mirën. Ajo gatuan, pastron, lan rrobat, kujdeset për oborrin në shtëpinë e saj. paguhet pak nga i ati për gjithë këto punë. Gjithashtu publikon video në internet dhe fiton para edhe në këtë mënyrë. Thuajse s’fiton fare.

Dean dhe Helen janë bashkë prej pesë vitesh dhe ai e ka pranuar që ajo mund të mos punojë kurrë dhe që mund të mos e përfundojë kurrë shkollën. Dean vetë ka një diplomë në marketing, por nuk i intereson. Thotë se do të kujdeset ai për familjen dhe s’e ka problem nëse Helen kujdeset për shtëpinë.

I dërgova një mesazh ku e pyeta pse do atë, si ra në dashuri, pse. S’e kuptoj. Mund të gjejë shumë herë më mirë. M’u përgjigj kështu: “Rashë në dashuri me të për shumë arsye. Është e dhembshur, e lezetshme, e dhënë pas meje sheh gjithmonë më të mirën te të tjerët. Më pëlqen humori i saj, bukuria, inteligjenca, fakti që bën gjithmonë mirë. Më pëlqen që është pasionante dhe kompetitive sepse edhe unë jam kompetitiv. Më pëlqen kur gatuan sepse s’ka nevojë të shikojë recetën qindra herë si unë. më pëlqen e qeshura e saj dhe buzëqesja e saj. Më pëlqen zëri i saj kur këndon, më pëlqen zëri i saj në çdo rrethanë. Më pëlqejnë përqafimet dhe puthjet e saj. Më pëlqen kur më përkëdhel flokët. Më pëlqejnë gjërat që vizaton. Më pëlqejnë shijet e saj në muzikë dhe meme. Më pëlqen prania e saj, mënyra si kërcen, zotësia në gjithçka. Më pëlqen që do t’i ndihmojë njerëzit. Sinqerisht pëlqej njeriun që është. E admiroj dhe do ta dua gjithmonë pranë vetes.”

I thashë si ndihesha, që jam dashuruar me të dhe që s’më pëlqen prania e saj. më tha: “Mua më pëlqen. Nuk e di ç’do bëja pa të.”

I thashë që është rehat me të dhe po qëndron ngaqë kanë shumë vite bashkë. Edhe unë kam menduar se s’do ia dilja pa ca njerëz, por ia kam dalë. Njësoj do t’i ndodhë dhe atij. Ai më tha: “Nuk dua. Do ta vlerësoja sikur të mos flisje më kështu për të dashurën time.” Është e tmerrshme. Nëse do më kishe xhan, do e respektoje. Kupton?”

Pra, me pak fjalë, nuk ka ndërmend të ndahet. Ato pak para që fiton, i kursen për t’i bërë dhurata. I bëri një video surprizë nga aktorja e tij e preferuar, e çoi të shihnin ekipin e tij të preferuar, i bleu në PS4, këtë verë do shkojnë në koncertin e një grupi që ka qejf. Gjithashtu bën gjeste të vogla si për shembull letra romantike, vizatime, piktura e gjëra të tilla. Mendoj se prej këtyre rri me të. Por edhe unë mund t’ia fal këto gjëra. Thjesht ajo ka pasur më shumë kohë se unë.

Po studioj fort. Punoj si banakiere për të mbaruar shkollën. E adhuroj Dean, e adhuroj kohën që kalojmë bashkë. Është gjithë bota për mua. Ia ka idenë njeri si ta bëj për vete. Dua t jetë i imi dhe qartazi unë jam e duhura për të, ai thjesht s’e kupton.

Burimi: Reddit

MOS I HUMBISNI