Femije

Ndihmat kalojnë parashikimin: Mbi 200.000$ për 9-vjeçarin, pas videos që u bë virale

Shkruar nga Anabel

21 Shkurt 2020

Ndihmat kalojnë parashikimin: Mbi 200.000$ për 9-vjeçarin, pas

Videoja prekëse e 9-vjeçarit të lindur me nanizëm, bëri xhiron e botës brenda pak orësh dhe fatmirësisht, njerëzit reaguan! Aty, vogëlushi i thoshte të ëmës se donte që dikush ta vriste pasi nuk duronte dot më talljen që i bënin shokët në lidhje me gjatësinë.

Ndihmat kalojnë parashikimin: Mbi 200.000$ për 9-vjeçarin, pas

Komediani i njohur, Brad William, i cili gjithashtu është i lindur me nanizëm pasi mësoi historinë e tij dhe pa videon virale, mendoi të kontribuonte në lumturinë e vogëlushit duke i bërë dhuratë një udhëtim në Disneyland atij dhe nënës së tij.

Ndihmat kalojnë parashikimin: Mbi 200.000$ për 9-vjeçarin, pas

"Kjo gjë më sëmur! Jam përpjekur të kontaktoj me këtë familje. Nëse dikush nga ndjekësit e mi australianë e njeh, të më thotë. Të lutem, thuajini këtij djali fantastik që më ka mua dhe një ushtri të madhe nga e gjithë bota që e mbështesin."- shkruan komediani.

Rasti i 9-vjeçari Quadan u publikua edhe në GoFundMe dhe deri më tani, ndihmat për të kapin shifrat e më shumë se 200.000$ dhe pse qëllimi fillestar ishte 10.000$.

Ndihmat kalojnë parashikimin: Mbi 200.000$ për 9-vjeçarin, pas

Njerëzit në rrjete sociale janë shokuar nga numri i madh i reagimeve dhe njerëzve që s'kanë ngurruar të japin ndihmën e tyre. Gjithashtu, personazhë të njohur si Hugh Jackman reaguar në lidhje me ngjarjen.

Videoja u shpërnda në Facebook, nga e ëma e djalit Yarraka Bayles, për të dhënë një dëshmi reale çfarë pasojash të tmerrshme vijnë nga bullizmi.

Aty, vogëlushi dëgjohet të thotë mes lotësh se "do të godasë veten me thikë në zemër"