Si pasojë e shitjeve ndërkombëtare dhe shikimit në mbarë botën, në disa vende, Turqia është sot e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës përsa i përket shpërndarjes televizive. Në vende si Rusia, Kina, Amerika Latine, Spanja, Shqipëria etj., serialet turke – të cilat njihen si dizi – kanë tërhequr prej kohësh goxha audiencë.
Prodhimet turke, të cilat nuk duhen konsideruar si telenovela sepse kanë një ndërtim karakteristik, shihen me interes sepse përfaqësojnë një pikëtakim të Lindjes dhe Perëndimit, jo vetëm në rrafshin gjeografik, por edhe kulturor. Duke nisur nga K-Pop dhe deri te Bollywood-i, mendohet se suksesi i serialeve turke lidhet me faktin se po sfidojnë perëndimin, që ka në qendër argëtimin dhe nuk i kushton fort rëndësi dramave njerëzore.
Për ta kuptuar më qartë, le të flasim me shifra.
Seriali turk “Hercai” (Rejan), i cili transmetohet në shqip ekskluzivisht nga platforma Tring, është konsideruar një fenomen referuar shifrave rekord të audiencës. Vetëm kanali i “Hercai” numëron në këto momente më shumë se 2.68 milionë subscribers në YouTube. Në Rewind 2019, YouTube e konsideroi “Hercai” si serialin dramatik më të ndjekur të platformës, ku vetëm seria e parë grumbulloi 25 milionë klikime.
Protagonistët Ebru Shahin dhe Akin Akinzu kanë tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve, ku mjafton të shohësh rrjetet sociale dhe faqet e hapura për të diskutuar seritë për të kuptuar suksesin.
View this post on Instagram
Edhe tematikat e serialeve turke, shpesh intriga, janë tërheqëse. Për shembull, te“Hercai”, Mirani rikthehet në vendlindje për të realizuar një hakmarrje dhe ndodh që dashurohet me Rejan. Duket se çështje të tilla, ku për shembull nën doket e zakonet e vjetra, disa shoqëri e kanë të vështirë të dalin nga errësira që i rrethon, kanë ngjallur interes ndërkombëtar.
Sigurisht që serialet turke nuk kanë një nivel të qëndrueshëm shikueshmërie, megjithatë fonomene si “Hercai” që transmetohet në Tring, janë tregues se nuk mungon aspak interesi, jo vetëm i popujve të Lindjes ose zonave përreth, por edhe ai ndërkombëtar për të parë çfarë prodhimet dizi mund të ofrojnë.