Rina Balajn e njihni. Ndoshta njihni dhe Sinboy, të dashurin e saj. Dyshja pranoi romancën dhjetorin e vitit të kaluar, pasi u njohën gjatë realizimit të këngës “Gigi.” Pak kohë më vonë, dhanë një intervistë për Mirage ku folën gjerë e gjatë mbi lidhjen e tyre dhe të ardhmen e karrierave në muzikë.
Sidoqoftë, edhe pse ekziston gjithë ky informacion online mbi çiftin, Indeks Online shkroi artikullin e mëposhtëm.
Që natyrshëm nxiti një reagim nga ana e Rinës. “Ta sqaroj dhe një fakt se Sinboy është shqiptar nga Berati që ka jetuar në Greqi. Tani e dini që s’jam tradhtare e kombit,” shkroi ajo në një foto të ruajtur nga IconStyle.
Ndërkohë, nëse kërkon në Google, Sinboy është shqiptar. Top Channel thotë të njëjtën gjë. Ai vetë flet shqip me gojën e tij në intervistëne Mirage. Çdo burim i mundshëm e bën mëse të qartë se Sinboy, lindur Agustin Gega nga dy prindër shqiptar, është shumë, shumë shqiptar.
Rregulli numër një i gazetarisë: Lexo, pastaj shkruaj.