Ekrani shqiptar (fatmirësisht) është i mbushur plot me motra të famshme. Por, a e keni vënë re se përgjithësisht, pjesa e tyre më e madhe kanë dhe një motër të tretë (ose të katërt) që zgjedh të shfaqet rrallë në publik, për të mos thënë fare!
1. Motra e Luana & Marina Vjollcës
Fillimisht njerëzit u habitën kur mësuan se në familjen Vjollca, nuk Marina dhe Luana nuk ishin vajzat e vetme të shtëpisë. Ato janë katër vajza dhe ndonëse Lira, vajza e madhe e familjes publikohet shpesh nga Marina apo Luana, motra tjetër ka zgjedhur të mbajë profilin më të ulët të mundshëm. Ajo quhet Maseda dhe gjatë gjithë karrierës së Luanës dhe Marinës, e kemi parë shumë fare pak.
2. Motra e Ingrit & Inis Gjonit
Edhe Inisi me Ingridin, kanë një motër të madhe që quhet Ilda. Pavarësisht kohës së shkurtër që ka punuar në televizion, Ilda zgjodhi të qëndrojë larg botës "së famshme". Vajza e saj, Ana Lika zgjodhi t'i ngjante tezeve dhe u orientua drejt rrugës së artit.
3. Motra e Sara & Lori Hoxhës
Nëse s'do të ekzistonte Instagram-i s'do ta dinim kurrsesi se Lori dhe Sara kanë dhe një motër më të vogël, Redian.
Lori zgjodhi të jetë figurë publike nisur nga dashuria për modën, e ndërsa Sara u vendos në qendër të mediave rozë pas lidhjes me Ledion Liçon. Nga ana tjetër, motra "sekrete", Redia, s'u tundua kurrë!
4. Motra e Adelina & Zanfina Ismajlit
Kur përmendim këto dy emra para syve kemi "Dy motra një frajer", por jo. Në realitet motrat Ismajli janë tre. Përveç Zanfinës dhe Adelinës, është dhe Ema, e cila ngjan shumë me to, por ka zgjedhur të ndjekë rrugë tjetër. Ema s'është tunduar kurrë të përfitojë nga fama e dyshes, aq sa shumë nga ne as sot s'e dinin ekzistencën e një motre të tretë.
5. Motra e Eranda & Irma Libohovës
Motrat Libohova janë në fakt tre! Eranda dhe Irma zgjodhën të ishin të famshme, ndërsa Ponja jo!
6. Motra e Nora & Era Istrefit
Nora dhe Era kanë një tjetër motër, Nitën e cila zgjodhi të mos ndiqte hapat e tyre.
Ekzistencën e saj, publiku e mësoi nga rrjetet sociale a ndonjë deklaratë e këngëtareve, sepse faktet thonë që të ishte për Nitën nuk do ta mësonim kurrë.
7. Motra e Ornela & Majlinda Bregut
Ndonëse në fusha të ndryshme, Ornela dhe Majlinda kanë qenë gjithnjë aktive në ekran. Më e rezervuara është ajo, motra e tretë! Quhet Rovena dhe ndonëse ka të njëjtën marrëdhënie të afërt me Ornelën dhe Majlindën, ka zgjedhur tjetër karrierë.