Timothée Chalamet është një nga ata njerëzit e Hollywood-it, i cili edhe pse vetëm 24 vjeç, dallon për faktin që pëlqen të thyejë rregullat e tapetit të kuq. Prandaj askush nuk u habit kur Timothée guxoi sërish në Oscar.
Ai u paraqit me një pamje më të freskët, më rinore, duke zgjedhur një xhaketë bomber me copë sateni nga Prada dhe pantallona në të njëjtën ngjyrë. Chalamet e përfundoi look-un me këpucë lëkurë dhe këmishë të bardhë me kopsa. Në xhepin e xhaketës vendosi një spilë vintage Cartier, e cila u krijua në 1995-n. Aksesori është i punuar me ar të bardhë 18 karat dhe përmban gurë rubini dhe diamante.
Megjithatë, shtu siç pritej, interneti nuk u përmbajt. Njerëzit në Twitter e krahasuan veshjen e yllit të “Little Women” me veshjen e një mësuesi fiskulture, punonjësi karburanti, kamarieri etj.