Instagramming

Edhe një tjetër herë, Loredana bën lëmsh Instagram-in!

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2020

Edhe një tjetër herë, Loredana bën lëmsh Instagram-in!

Asgjë nuk i shijon më shumë Loredanës sesa kur i lë ndjekësit e Instagram-it në mister të plotë! Ç'ka bërë kësaj radhe?! 

Po ja, pak orë më parë postoi në Instastory-n e saj një foto të vogëlushes Hana, teksa qëndronte në krahët e Mozzik. Foton, reperja e shoqëroi me disa zemra në ngjyrë të zezë dhe aq u desh për t'u ngritur dyshimi i radhës!

Edhe një tjetër herë, Loredana bën lëmsh Instagram-in!

Ka diçka të re që po ndodh mes dyshes?! Nga sa mund të dallohej, fotoja i përkiste disa kohëve më parë, por prisni se s'mbaron me kaq.

Në Story-in e radhës, Loredana postoi këtë foto. Edhe pse e prerë, për të gjithë është shumë fotografi e njohur.

Edhe një tjetër herë, Loredana bën lëmsh Instagram-in!

Dora e Mozzik mbi kokën e saj shihet qartë, ashtu siç shihet nostalgjia dhe malli i këngëtares. Pa kaluar disa minuta ajo foto u fshi, por Iconstyle u sigurua ta ruante.

Edhe një tjetër herë, Loredana bën lëmsh Instagram-in!

Gjatë intervistës së fundit me Alaudin Hamitin, Loredana foli me shumë dashuri për ish-partnerin e saj, ndërsa ky i fundit një ditë më vonë iu drejtua duke i thënë "mos përdor vajzën për t'u viktimizuar".

Çfarë po ndodh realisht, e di vetëm Loredana. As Mozzik jo!