Showbiz dhe TV

Martohen në fshehtësi Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha?

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2020

Martohen në fshehtësi Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha?

Krejt papritur, Agjenti 00Thumb në “ThumbON” u shpreh se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, do të martohen këtë pranverë. Sipas tij, dasma do të organizohet në Itali dhe pritet të jetë një ceremoni madhështore me shumë të ftuar.

E kontaktuar nga Anabel.al, Armina Mevlani – e cila është shprehur edhe më parë se “nuk ka dasmë në 2020-n” – deklaroi se “nuk është e vërtetë” që do të ketë dasmë këtë pranverë.

Në nëntor të 2019-s, pas sfilatës së Class, ku Armina eci e fundit me një krijim të sajin, e pyetur nga gazetari i “Prive”, ajo u shpreh se “po i paraprinte dasmës”. E ftuar në “Shiko kush luan” këtë janar, Armina mohoi të ketë dasmë në 2020-n. “Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Nuk ka dasmë në vitin 2020,” tha ajo.

Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të 2018-s në një ceremoni private.